Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me bazë në Vjenë, ka hapur zyrtarisht hetim kundër Kosovës për shkak të termocentralit “Kosova e Re”
Ky sekretariat ka konstauar se, Qeveria e Kosovës me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ka shkelur legjislacionin vendor dhe evropian për ndihmën shtetërore.
“Sekretariati gjeti se aspekte të caktuara të kontratës si blerja për 20 vjet e disponueshmërisë së energjisë nën marrëveshjen për blerjen e energjisë, transferi i pronësisë, garancitë shtetërore, përjashtimi nga TVSH dhe të tjera beneficione paraqesin ndihmë shtetërore të sanksionueshme me ligj” thuhet në njoftimin e Sekretariatit.
Kujtojmë se nga investimi në këtë projekt kishin hequr dorë Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Më poshtë gjeni njoftimin në gjuhën angleze:
Discussion about this post