Kombëtarja e Kosovës sot pritet të mësojë kundërshtarët për Kampionatin Evropian 2020, gjithnjë nëse arrin të kualifikohet.
Sot në Nyon të Zvicrës në ora 12:00 hidhen goglat që do të zbulojnë grupet e evropianit.
Në njërin nga grupet do të lihen edhe vendet që vijnë nga fituesit e Ligës së Kombeve.
Kosova ndodhet në Ligën D, ku në gjysmëfinale do të luajë me Maqedoninë e Veriut. Nëse shënon fitore takohet me fituesin e çiftit Bjellorusia – Gjeorgjia.
Sot po ashtu në Nyon hidhet shorti për vendin mikpritës të finales së Ligës së Kombeve./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post