Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kosova mes dy zjarreve – i tërhiqet vërejtja Miroslav Lajçakut për Marrëveshjen e Uashingtonit!

June 6, 2021
0
SHARES
2
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Lajcak-Lavrov

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, pritet të takohen shumë shpejtë, për të rifilluar dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do t’i vendosë të dy kombet në një rrugë drejt anëtarësimit në BE.

Në prag të fillimit të negociatave, i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, kanë vizituar Kosovën dhe Serbinë.

Gjatë cizitës së tyre, ata u takuan me krerët më të lartë shtetëror të të dyja vendeve.

Mirëpo, ishte një deklaratë e diplomatit evropian, Miroslav Lajçak që nxiti reagime, ku ky i fundit shprehu mospërfillje ndaj Marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar mes Kosovës e Serbisë.

Lajçak theksoi pas një vizite në Prishtinë dhe përpara një vizite në Beograd se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ishte rruga e vetme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për të dy kombet.

Presidenti Donald Trump dhe i dërguari i tij në Ballkan, Richard Grenell, ndërmjetësuan një marrëveshje në vitin 2020 që pa Vuçiqin dhe kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hotin të nënshkruanin një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, duke i zënë në befasi negociatorët evropian.

I pyetur në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit, Lajçak tha se “Ata nuk përfaqësojnë një marrëveshje. […]. Është vetëm dialogu i lehtësuar nga BE-ja që ka legjitimitet ndërkombëtar”, tha ai.

Ndërsa, njohësit e çështjeve politike për gazetën “Bota sot” e kritikuan ashpër deklaratën mospërfillëse të diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak.

Ata edhe njëherë rikujtuan dhe potencuan rëndësinë e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në politikën dhe historinë e Kosovës.

Shahu: Amerika nuk përfillë asnjë lloj emisari evropian, para dinjitetit të Shtëpisë së Bardhë!Image

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu tha se diplomati Miroslav Lajçak me deklaratën për Marrëveshjen e Uashingtonit, po tregon inferioritetin e Bashkimit Evropian për të vepruar në Kosovë.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, vlerësoi se ndonëse Kosova është në rajonin e BE, ajo është e gjitha investim politik amerikan, simpati gjermane e zvicerane.

“Lajçak mundet të deklarojë çfarë të dojë, është i lirë por në thelb me ato fjalë që thotë tregon inferioritetin e pafuqinë e BE për të vepruar me Kosovën. Kosova për BE është kafshatë që nuk kapërdihet, sepse Kosova është në rajonin e BE por është e gjitha investim politik amerikan, simpati gjermane e zvicerane. Lajçak e di se vetë BE është kaos pa Amerikën”, deklaroi analisti.

Sipas Shahut, as Bashkimi Evropian nuk mund të funksionojë pa udhëheqjen politike dhe përkrahjen amerikane dhe se pa Amerikën nuk mund të të ketë arritje në bisedimet shqiptaro-serbe.

“Asnjë vendim i rëndësishëm i BE nuk merret pa lejen e miratimin apo pëlqimin e Amerikës, asnjë mbledhje nuk përfundon me sukses nëse nuk flet i pranishmi amerikan në atë mbledhje sado e rëndomtë të jetë mbledhja. Europa është ekonomi e fuqishme por nuk funksionon pa udhëheqje politike me përkrahje amerikane. Asnjë arritje nuk do të ketë në bisedimet shqiptaro-serbe pa Amerikën, ajo duhet ta vulosë çdo vendim të rëndësishëm të Europës e të botës”, theksoi ai.

Sa i përket deklaratës së Lajçakut në lidhje me Marrëveshjen e Uashingtonit, Shahu tha se diplomati sllovak po harron se kjo marrëveshje është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe shteti amerikan nuk përfillin asnjë lloj emisari evropian para dinjitetit të Shtëpisë së Bardhë.

“Lajçak thotë se marrëveshja e Uashingtonit nuk përfaqëson asgjë por ai harron se ajo marrëveshje është lidhur e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe vendimet e Shtëpisë së Bardhë është shumë e vështirë t’i vlerësojë e çmojë Lajçaku apo shefat e tij, pasi Amerika e shteti amerikan nuk përfillin asnjë lloj emisari evropian para dinjitetit të Shtëpisë së Bardhë”, nënvizoi analisti.

Në fund, ai potencoi se Evropa nuk mund t’i marrë vendimet për shtetin e Kosovës, pasi një gjë të tillë e ka bërë dhe e bën Amerika, e cila nxiti dhe i udhëhoqi proceset për liri e pavarësi.

Më tej, Shahu deklaroi se Kosova është problem evropian, por është sfidë amerikane, bast amerikan, investim amerikan.

“BE ka legjitimitet ndërkombëtar me leje të Amerikës për të bërë punët e vogla, për të organizuar mbledhjet, takimet, për të facilituar, por vendimet nuk i merr dot BE se vendimet për Kosovën i ka marrë e i merr e do ti marrë Amerika. Pasi Amerika ka nxit proceset e lirisë e të pavarësisë, i ka udhëheqë ato procese, e ka çliruar dhe pavarësuar Kosovën, e ka bërë ta njohin mbi 100 shtete të botës, e asiston Kosovën kudo, nuk e udhëheq, por e mbron dhe e siguron Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj. Lajçaku duhet të mbajë dosjen, ta mbajë me kujdes. Kosova është problem evropian por është sfidë amerikane, bast amerikan, investim amerikan”, përfundoi Rexhep Shahu.

ShareTweet

Related Posts

Lajmi i Fundit/ Evropa ndalon importet e qymyrit nga Rusia duke filluar nga gushti 2022!

April 8, 2022

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen të tjerët!

December 30, 2021

Për 11 muaj, eksportet e Turqisë drejt vendeve të BE-së arrijnë në 80 miliardë dollarë, vetëm Gjermanisë mbi 17 miliard euro!

December 6, 2021

‘Ajo s’është anëtare e BE-së’, BE-ja reagon pasi Britania emëroi emisar për Ballkanin!

December 4, 2021

Temat për të cilat do të diskutojnë Kosova dhe Serbia të martën në Bruksel!

November 13, 2021

Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin e Bidenit për Demokraci?

November 12, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.