Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, njoftoi se ka pasur një telefonate me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku është informuar rreth gjendjes së krijuar pas tërmeteve të njëpasnjeshme që goditën Shqipërinë.
Kreu i vendit njoftoi se njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë.
“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti. Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti”, shkroi Thaçi./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post