Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kosova është në një mjegull totale mendore e politike, ajo është në rrezik!

December 13, 2020
3
SHARES
980
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ndue Ukaj

Të ashtuquajturat debate politike në Kosovë, më së shumti janë shfaqje vullgare të diletantizmit politik dhe provojnë pohimin e njohur se demokracia pa dije është shumë rrezikshme.

Shkruan: Ndue Ukaj

Frytet e një demokraci të tillë po i shijojmë përditë, me figura politike qesharake e diletante, që defilojnë nëpër taborre politike pa bindje e me shfaqje vullgare, në një mjedis politik të ndotur, ku askush s’ duket se çan kokën për të mirën e përbashkët dhe shëndetin mendor të shoqërisë sonë.

“Historija e Shqypnís sё lirё âsht nji kaos luftash, ngatrresash, trathtinash, ambicjonesh, partinash kaq tё mёdhaja, tё shpeshta, tё ndyeta e tё damshme qi nuk e gjênё askûnd shoqen nё botё” – shkruante dikur i mençuri Lazër Shantoja dhe ky mendim duket si te jetë shkruar sot.

Kosova është ligështuar moralisht dhe realisht kundërshtarët më të këqij të vendit tonë, nuk janë jashtë Kosove, por janë brenda dhe banojnë te forcat radikale politike të udhëhequra nga demagogjia e propaganda. Ky ligështim moral, ka burimin te vulgarizmi e dalldia politike që e ka mjegulluar kaq shumë të ardhmen tonë, dhe ka bërë të dukemi si bisha politike që duam t’ ia nxjerrim sytë njëri-tjetrit.

Në fakt, gjithë ky vullgarizëm politik, nuk ka të bëjë asgjë me dashuri të sinqertë dhe vepruese për shtetin. Sepse, po të kishim pak dashuri për njeriun, me siguri ne nuk do t ‘i kishim pasë punët kaq keq, në krahasim me kombet e qytetruar, ku ka paqe të brendshme, ku lulëzon dija e kultura dhe ku ka përparim e mirëqenie.

Po të kishim sadopak dashuri të tillë, nuk do t’i kishim dëmtuar kaq shumë raportet tona me perëndimin.

Njerëz, në një vend ku politika bëhet instrumenti i vetëm përmes së cilës synohet fisnikërimi i shoqërisë, atëherë atë shoqëri e kanë mbuluar re të zeza dhe ajo drejtohet nga të paudhë e batakçinj. Përvoja empirike tregon se humanizmin e një shoqërie s’mund krijojë dhe as ta ruajë politika, ndaj ajo nuk duhet të bëhet ushqim i përditshëm shoqëror. Këtë fakt e ka provuar Ibrahim Rugova dhe filozofia e tij politike. Humanizmin e një shoqëri e krijojnë elitat kulturore, mendjet e kthjellta dhe institucionet e dijes, që në perëndimin e qytetëruar janë autonome e mbështen në parime të forta etike e diturore.

E elitat e vëreta dhe institucionet e dijes që janë të vërteta, nuk prodhojnë xhemat, por mendje kritike dhe alternative. As politika normale nuk prodhon xhemat e mendje të robëruara, por mendje të lira e krijuese, çfarë në Kosovë ka shumë pak.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Paralajmërimi i ri amerikan/ Si po goditen ish-presidentë-kryeministra e deputetë, shkatërrues edhe të Brezovicës!

December 22, 2021

Vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës/ Për krimeve ekonomike arrestohen 10 persona si dhe ish-kryetari i Shtërpcës!

December 21, 2021

Skandal i skandaleve/ Toka e privatizuar për 4 mijë euro, shteti ia vlerëson 4. 8 milion euro. Si arsyetohet Haradinaj për këtë rast!

December 20, 2021

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.