Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, eliminimin e të gjitha tarifave.
Kosnett ka kërkuar në të gjitha takimet me kryeministrin Kurti që të eliminohen menjëherë tarifat e vendosura ndaj shtetit të Serbisë. Ai ka thënë e Kosova duhet të ketë fokus të veçantë synimet e SHBA’së për të siguruar paqe, drejtësi, prosperitet dhe përfitime ekonomike.
Po ashtu Ambasadori Kosnett ka treguar se me Kurtin ka folur edhe për rëndësinë e marrëdhënie që ka SHBA me Kosovën.
Postimi i plotë nga Ambasada e SHBA’së në Kosovë:
Ambasadori Kosnett vazhdon takimet e tij të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë së re duke u takuar sot me Ministrin e Brendshëm Veliu. Ai është takuar me Kryeministrin, kryetarin Osmani, Zëvendës Kryeministrat Hoti dhe Abazi, dhe me Ministrin e Jashtëm Konjufca, dhe mezi pret të takojë ministrat e tjerë. Ai po vazhdon gjithashtu takimet e tij të rregullta me liderët e partive opozitare.
Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënies së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, dhe përfitimet ekonomike për të ardhur duke eleminuar menjëherë tarifat.