Çedomir Jovanoviq është shtruar në spital. Kjo ndodhi pas disa problemeve serioze që kishte me mushkëritë.
Siç shkruan B92, Jovanoviq ka pneumoni dhe gjendet i shtrirë në spital që nga mbrëmja e së hënës.
Jovanoviq dyshohet se ka pasur kontakt me një person i cili ka rezultuar i infektuar me koronavirus, derisa pritet që shumë shpejtë të dalin rezultatet edhe për të.
Kontakte me persona të infektuar raportohet që kanë pasur edhe Aleksander Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq, shkruan gzazeta express. Megjithatë nuk dihet nëse janë testuar për COVID-19.