Partiarku i kishës ortodokse serbe, Irinej ka vdekur nga koronavirus.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Irinej, 90 vjeç ka vdekur sot në moshën 90-vjeçare, pasi që ishte hospitalizuar si rrjedhojë e komplikimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me COVID-19.
“Isha i nderuar të të njihja ty. Njerëzit si ti nuk vdesin kurrë”, ka shkruajtur Vuçiq në profilin e tij në Instagram.
Për vdekjen e Irinejt ishte raportuar edhe më herët nga mediat serbe, mirëpo që lajmet ishin demantuar me anë të një reagimi nga Kisha Ortodokse Serbe.