Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Shkencë Kulturë

“Koprraci”, në Kairo!

September 17, 2019
19
SHARES
936
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shfaqja “Koprraci” e Teatrit “Adriana” të Ferizajt, me regji të Elmaze Nurës e hapi edicionin e 26-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental që mbahet nga 11 deri më 19 shtator 2019 në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo.

Shfaqja ferizajase ka pasur dy prezantime në këtë festival, më 11 dhe 12 shtator.

Për shfaqjen kosovare, u dhanë vlerësime të larta nga kritikët e teatrit, për regjinë, lojën, skenografinë, muzikën etj.

Publiku që kishte mbushur sallën e Teatrit në qendër të Kairos, e ka pritur me duartrokitje lojën e aktorëve kosovarë. Në artikujt e publikuar pas dhënies së shfaqjes, “Koprraci” është cilësuar si një ndër shfaqjen mbresëlënëse të edicionit të sivjetmë.

Drejtuesi i Festivalit, Sameh Mahran, u shpreh me tone pozitive për prezantimin e Kosovës. Ai theksoi se kjo shfaqje solli vlera në CIFCET, me të gjitha elementët e saj.

Regjisorja Elmaze Nura, falënderoi Teatrin dhe komunën e Ferizajt për mbështetjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme artistike. “Ishte një prezantim dinjitoz me “Koprracin”, një punë shumë e madhe, që u shpërblye me pritjen që na e bënë në Kairo”, ka thënë Nura.

Bashkë me ekipin e Teatrit, ishte edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Ferizajt, Xhemile Murati – Shabani. Ajo u shpreh e impresionuar nga Festivali dhe paraqitja e suksesshme e trupës, duke potencuar se artistët duhet të mbështeten sidomos në ngjarje të këtyre përmasave botërore.

Pjesëmarrja e Teatrit ‘Ardiana” në festivalin e Kajros është paraqitja e parë e këtij teatri para një audiencë të tillë ndërkombëtare, ndërsa është mundësuar nga Komuna e Ferizajt.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Milot Salihu, Uratë Shabani, Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli.

Skenografia nga Zeni Ballazhi, kostumet Alma Krasniqi, muzika Gëzim Hasani dhe ndriçimi nga Hajrullah Elezi.

Kjo është hera e dytë për regjisoren Nura që merr pjesë në një festival të këtij niveli të lartë, ku janë prezantuar emrat më të mëdhenj botërorë të teatrit. Ajo është prezantuar në CIFCET në vitin 2003 me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere”.

Në ceremoninë e hapjes së festivalit, janë nderuar disa emra të njohur të teatrit në botë, si dramaturgu dhe regjisori amerikan Lee Breuer, regjisori grek Theodoros Terzopulos, etj.

Sivjet shfaqje mysafire e Festivalit ka qenë shfaqja më jetëgjate në skenën e Broduejit, “The Fantasticks”. /Gazeta Mejdani/

Share4Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.