17 Shkurti i vitit 2011 është data e revolucionit ne Libi, që shënon çlirimin nga regjimi 42 vjeqar i udhëheqjes së dorës së hekurt të ish presidentit Muammer Kaddafi. Edhe pse tashmë po kalon thuajse një dekadë, lufta e brëndshme në Libi vazhdon të merrë jetë njerëzish civil të pafajshëm.
Shkruan: Riad Domazeti
Pozita strategjike e Libisë në Mesdhe, resurset e pasura me naftë dhe gaz natyrorë, ari, përpjekjet për të kontrolluar tregun energjetik dhe përplasjet e fuqive të mëdha dhe shteteve rajonale kanë bërë që lufta civile në Libi të zgjat. Ndërsa konflikti i luftës civile nuk duket që do të ketë një zgjidhje në një kohë të afert.
Pas çlirimit të vëndit nga mbështetesit e Kaddafit, Halife Hafter një ish gjeneral në ushtrinë e Kaddafit, është rikthyer nga egzili dhe me mbështetjen e ish përkrahësve të Kaddafit dhe fisënoreve të vet me klanet tjera aleate, ka nisur kryengritjën kundër qeverisë legjitime të dalur nga zgjedhjet e lira. Hafter, në fillim ka formuar një formacion të vogël ushtarak të përberë nga fisi i vet në Lindje të vendit në Tobruk, më pastaj për të kapë edhe qytete të mëdha si Bengazi në Lindje të Libisë. Me mbështetjen ushtarake të Rusise dhe sidomos pas grushtshtetit në Egjipt, Hafter ka gjetur mbështetje të madhe nga presidenti i ri i Egjiptit, Abdulfettah Sisi, i ardhuar nga puqi ushtarak i cili është interesuar fuqishëm që fqinjët e Egjiptit dhe në përgjithesi në Lindje të Mesme, fryma për demokraci dhe liri e pasuar nga Pranvera Arabe të shymet. Ai dhe më pas edhe monarket e Gjirit Persik siq janë ai i Arabisë Saudite Muhammed bin Selman dhe sidomos ai i Emirateve të Bashkuara Arabe Muhammed bin Zajid, kanë mbështetur ushtarakisht, diplomatikisht dhe ekonomikisht në mënyre aktive forcat dhe milicitë ushtarake të Hafter-it, për të shtypur demokracinë në Libi dhe për të instaluar një udhëheqje e tipit të Sisit Egjiptianë
Në vitin 2015 me lehtësimin e Organizates se Kombeve të Bashkuar (OKB) dhe Ligës Arabe, nënshkruhet marrëveshje që njihet si ‘Marrëveshje e Suhejratit’ ndërmjet qeverisë legjitime me bazë në kryeqytet Tripoli dhe kuvendi popullorë i Akila Salih i mbështetur nga ushtaraku Hafter, për një marrëveshje armëpushimi dhe zgjedhje të reja që do të mbaheshin në vitin 2016. Pas shumë përpjekëve edhe të OKB-se por edhe të shumë shteteve Evropiane e sidomos İtalisë dhe Francës, ushtaraku Hafter, vazhdon sulmët kundër qeverisë legjitime dhe marrëveshja për zgjedhje të reja nuk do t’u realizonte kurrë.
Nga 2016 e deri në fillim të 2019 forcat kryengritëse të ushtarakut Hafter, duke filluar nga Lindja drejtë perëdimit okupojnë shumë qytete dhe fusha nafte duke rrezikuar seriozishtë stabilitetin e vendit dhe qeverisë. Në ndërkohe gjatë kësaj kohe Hafter me mbështetjen e Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe përforcohet me forca të parregullta me Gjengjavidet e Sudanit, milicet e Çadit dhe mercenarë nga shumë vende me konfliktë. Ndërsa strategjinë ushtarake dhe furnizimin me armatim dhe teknologji moderne e bënte kontraktori privatë ushtarakë Rusë kompania Wagner.
Më 4 Prill të vitit 2019, forcat e armatosura të udhehequra nga ushtaraku Hafter, kanë nisur operacionin final për të marrë kryeqytetin Libian, Tripolin. Avancimet ushtarake nga jugu i kryeqytetit të forcave besnike të Hafterit kanë intensifikuar luftime të ashpëra në paralagjet e Tripolit. Mirëpo forcat e mbështetura nga Rusia hasin në rezistënce të fortë nga ushtria e lirë Libiane e qeverisë legjitime. Më pas mbështetja e Turqisë për ushtrinë legjitime ka ndryshur gjithqka në betëjen ndërmjet dy palëve. Edhe pse tashme ka kaluar më shumë se një vitë nga ofenziva për marrjen e kryeqytetit Tripoli, forcat e mbështetura nga Rusia kanë deshtuar të avancojnë më tëj, ndërsa në 3 muajtë e fundit ushtria e qeverisë legjitime Libiane ka arritur të rimarrë shumë nga qytetet dhe lokacionet strategjike nga forcat e Hafterit në Perëndim të vëndit.
Në muajin Majë të këtij viti agjencitë e ndryshme kanë njoftuar se ushtria libiane ka arritur të çlirojë të gjithë qytetet nga kryeqyteti Tripoli deri në kufi me Tunizin. Ndërsa në mesin e këtij muaji ushtria libiane njoftoi se kanë rimarrë Bazën Ushtarake strategjike Al-Watiya në perëndim të vendit dhe se kanë siguruar kontroll mbi kete bazë e cila është e vendosur në një sipërfaqe prej 50 kilometra katrorë. El Watiya është ndërtuar nga ushtria Amerikane në vitin 1942 dhe ka rëndësi strategjike me pistat e përshtatshme për avionët luftarakë, hangarë, rezervuar karburanti, depo për automjete, si dhe vendosjen e 10.000 ushtarëve brenda.
Kjo humbje e forcave të Hafter-it kundër forcave Libiane konsiderohet si kthesë në luftën civile që zgjatë tashmë më shumë se 5 vite. Dronët e armatosur ‘Bayraktar TB2’ të firmës Turke ‘Baykar’ kanë qënë vendimtar në rimarrjen e bazës ushtarake të mbrojtur nga kompania private ushtarake Ruse Wagner. Dronët e armatosur brenda disa ditëve kanë shkatërruar më shumë se 8 sisteme për mbrojtje ajrore ‘’Pantsir-1’’ të industrisë ushtarake Ruse.
Shkatërrimi total i sistemeve ajrore mbrojtëse të prodhimit Rus nga dronët e armatosur Turk, kanë dëmtuar rëndë prestigjin dhe forcën morale të industrisë ushtarake Ruse nëpër në botë. Kjo është edhe arsyeja kryesore që mediat prestigjioze si Bloomberg kanë raportuar që Rusia ka dërguar të paktën 6 “Mig-29” dhe 2 “Su-24” avionë luftarakë sovjetik, nga baza ajrore Hmeymim në Siri, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Halife Hafter. Ky infiltrim i Rusise me avionë ushtarakë ka rrezikuar nje përplasje te nxehtë ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.
Rusia është e interesuar shumë në konsolidimin e forcave të Hafterin për dy arsye kryesore. E para është kontrollimi i naftës dhe gazit Libian. Përmes kësaj Rusia synon që nafta Libiane të mos bjerë në dore të shteteve Evropiane apo Turqisë, ku Rusia do të humbte tregun Evropian të energjisë dhe do ta humbte rëndësine gjeopolitike të projekteve siq janë ‘Turkstream’ dhe ‘Nordstream’. Dhe e dyta pamvarsimin energjetikë të Turqisë që për Rusinë do të kishte një kosto të madhe gjeopolitike dhe ekonomike. Nje shkak tjeter se pse Rusia ngul këmbë në politikat e saja ne Libi, është e lidhur me aspiratat e saja shekullore për te qenë një forcë vendimtare ne Detin Mesdhe, ku do te zgjeronte gjeopolitiken e saj te kufizuar nga Deti i Zi dhe Bosfori.
Deri më tani Turqia ka treguar një vendosshmeri dhe stabilitet në politikat e saja në raport me Libinë, duke u treguar besnik në marrëveshjet e sigurisë dhe ushtarake. Madje Turqia ka asistuar qeverinë Libiane, mu atëher kur ishte në pragë të rënjes e shenjëstruar nga ushtaraku Hafter dhe aleatet e tij te huaj. Më 19 Maj, Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdoğan ka pasur një bisedë telefonike me shefin e NATO-s Soltenberg, ku janë dakorduar që NATO të ndihmojnë në mëkëmbjen e ushtrisë dhe institucionet e Libisë. Në të njëjten ditë Soltenberg, në bisedë me kryeministrin legjitim të Libisë Fejaz Serraxh, ka deklaruar që NATO-ja është e gatshme të dërgoj trupa për të mbrojtur kryeqytetin Tripoli nga forcat e Hafter-it.
Në anën tjetër, Rusia tashmë i shëndrruar në një prej aktorëve kryesor në Lindje të Mesme, atakon interesat gjeopolitike dhe miqësore Turke thuajse në qdo shtetë në regjion. Nga Siria e deri në Libi, nga Jemeni e deri ne Ukrainë, Rusia mbështetë forcat jo legjitime, organizon puqe dhe armatosë rivalet e Turqisë. Rusia shfrytëzon edhe poziten pasive të shteteve Evropiane dhe mosvendosshmërine SHBA për të rritur influencen e saj në Lindje të Mesme.
Nga Siria e deri në Libi, Kremlini dhe Ankaraja kanë përplajse të hapura interesashë. Rusia e Putinit e mendon një rikthimë të mundshëm influencen në vendet me ndikim të Bashkimit Sovjetik. Ndërsa Turqia ndikimin Rus e sheh si rrezik afatgjatë për shoqërite e Lindjes së Mesme. Megjithë këto përplasje interesash deri më tani liderët e të dy vëndeve kanë arritur të gjëjne gjuhë të përbashkët për të dalur nga këto kriza. Në kuadër të kësaj në një periudhë afatshkurtër nuk mund të pritet një përleshje, mbi të gjitha Turqia dhe Rusia krijojnë një balancë forcash që një përplasje e mundshme do ëe prishte balancat në marrëdhenjët ndërkombetarë.
Ngërthetim İnteresash ne Detin Mesdhe
Mbi të gjitha përplasja e madhe për të përcaktuar kufinjët detare në Lindje të Mesdheut ka ndikuar direkt në konfliktin në Libi. Me qëllim për të përjashtuar Turqinë nga gjeopolitika e Mesdheut me iniciativën e Greqisë dhe Qipros Jugore, Egjipti, İzraeli dhe Franca kanë ndërtuar një koalicion me emrin Forumi i Gazit të Mesdheut Lindore. Përmes projektit EASTMED që në thelb po shtynë përpara Greqia, parashehë që gazi natyrorë që del në Mesdheun lindorë të bartet përmes tubave të kësaj linje.
Në anën tjetër në fund të vitit 2019, Turqia si vendi më i madhë me sipërfaqe në Mesdhe, ka nënshkruar marrëveshjen për kufizimin e juridiksionit detar me Libine sipas konventave të të drejtave detare të OKB, duke regjistruar si të marreveshje ligjitime ndërmjet dy shtetëve. Përveq marrëveshjes detare Turqia dhe qeveria e legjitime Libiane e udhëhequr nga Fejaz Serraxh, e që përfaqësohet në Kombet e Bashkuara, kanë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh së sigurisë dhe trajnimeve ushtarake të përbashkëta.
Tashmë kur qmimet dhe kërkesa e naftës dhe gazit kane rënë dukshëm në bursat ndërkombëtare dhe kriza që ka shkaktuar Koronavirusi, shumë prej kompanive te mëdha nderkombëtare si Eni, Exxon Mobil dhe Total, janë tërhekur nga fushat e gazit që Turqia dhe Libia kanë deklaruar si të tyre. Ndërsa ne mbledhjen e fundit te Forumit te Gazit të Mesdheut Lindorë, İtalia dhe İzraeli nuk kane marre pjes, si shej e ndryshimit te konjoktures dhe fakteve reale ne Libi.
Roli i Serbisë Përkrahë Rusisë në Libi
Raportët në lidhje me Libinë të mediave ndërkombëtare kanë involvuar edhe Serbinë në këtë përplasje gjeopolitike. Serbia që në Lindje të Mesme ende e përdorë trashëgiminë e ish-Jugosllavisë në të kaluarën ka pasur marrëdhenje të mira ekonomike, politike dhe ushtarake me Libinë. Një humbje e forcave pro Hafterit, për Rusine do ishte një humbje e madhe, në të njëjten kohë edhe për aleatin e saj të vogël Serbinë.
Sipas raportimeve të disa mediave përdorimi i avionëve Rusia në Libi, do të realizohet nga pilotët ushtarakë Serbë në pensionë. Me 19 Maj aeroporti ndërkombëtar i Beogradit ka pasur vetëm dy fluturime jashtë vendit. Njëri në Londër e tjetri ne Bingazi, qyteti në lindje të Libisë, vatër e forcave të Hafter-it.
İnflirtimi i piloteve Serb ne konfliktin në Libi, është një fazë e re si për Ballkanin ashtu edhe për marrëdhenjët Serbi-Rusi. Në vazhden e kësaj, marrëdheniët dhe marrëveshjet Ruso-Serbe, padyshim që do të dëmtojnë marrëdheniet paqësore ndërmjet Turqisë dhe Serbisë./Kosovapost/