Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.
Nga komuna u tha se jemi dëshmitarë të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 dhe kësisoj duhet rikujtuar që të vazhdojmë t’i zbatojmë me kujdes masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të dhëna nga IKShPK.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes PRISHTINË!
Pas javës së parë të lehtësimit të masave, jemi dëshmitarë të rritjes sadopak të numrit të rasteve me #covid19.
E kjo na rikujton se duhet të vazhdojmë që të i zbatojmë me kujdes të gjitha masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së.
Edhe pak kohë vazhdo #rriNshpi që shumë shpejtë të dalim e të e shijojmë pranverën plot në Prishtinë.
Ju dëshirojmë një javë plot mbarësi e shëndet!