Pos që është e shijshme, kjo ëmbëlsira është edhe e shëndetshme dhe as që do t’ju marrë shumë kohë
Përbërësit:
– 150 – 200 g vishje (të pastruara nga bërthamat),
– 200 ml qumësht sipas dëshirës (më mirë është qumësht kokosi),
– 2 lugë të vogla kakao të freskët,
– 2 lugë të vogla sheqer.
Përgatitet shumë thjeshtë:
Vishnjat lani dhe pastroni nga bërthamat, pastaj qitni në blender.
Shtoni qumështin, kakaon dhe sheqerin.
Të gjithë përbërësit përzieni në blender dhe qitni në kallëpe për akullore apo në enë për ngrirje.
Ngrini disa orë apo gjithë natën.
Kënaquni, – /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post