
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, por Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër.
Si presidenti i vendit, Thaçi ka thënë se ka vendosur që t’i ofroj Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.