Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti, sot vendosi ta quaj “Prof” Enver Hasanin, që dikur partia e udhëhequr nga vetë ai e kishte bërë “Kali”.
Lideri i Vetëvendosjes jo në pak raste e ka qenë kundër deklarimeve të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Madje të njëjtin e kishte konsideruar të afërtë me Partinë Demokratike të Kosovës gjatë kohës sa kjo parti udhëhiqej nga Hashim Thaçi, shkruan Insajderi.
Akuzat e Kurtit ndaj Hasanit nuk kishin munguar as në ratet kur ky i fundit atë kohë nga pozita e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuse “vendoste por kërkesave të PDK-së”.
Madje në një rast gjatë 2014-ës, në sheshin kryesor të Prishtinës u vendos një kalë që mbante emrin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e që tërhiqte “qerren” e PDK-së me në krye Hashim Thaçi.
Por duket se pas kaq vitesh gjërat kanë ndryshuar – dyshja fort kundërshtuese, tashmë më janë afruar, shkruan Insajderi.
Enver Hasani, njohësi i Kushtetutës, që nga momenti i krisjes së koalicionit ndërmjet VV-së dhe LDK-së, ka qenë pro qëndrimeve të Albin Kurtit, tashmë kryeminstër në detyrë.
Ky i fundit si për ta falënderuar, Hasanin, sot e quajti edhe “Prof”.
“Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë”, tha sot Kurti në reagimin e tij të parë pas shkarkimit që iu bë mbrëmë, transmeton Insajderi.