
Edhe nesër do të vazhdojnë tubimet zgjedhore nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me PSD-në, nesër kanë të paraparë t’i mbajnë tri tubime.
Tubimi i parë do të mbahet në Podujevë nga ora 16:30, për të vazhduar më pas me tubimin në Obiliq nga ora 18:00 në Sallën e Sportit “Adem Jashari”.
Për nesër, AAK-PSD tubimet do t’i përmbyllë me Vushtrrinë, ku tubimi do të nis nga ora 19:30.
Discussion about this post