Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Klerikët dhe pandemia Covid-19!

October 5, 2020
17
SHARES
2.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Arben Ramkaj

Pandemia e Covid-19 ka infektuar zyrtarisht gati 35 milionë njerëz në mbarë botën, teksa i ka marrë jetën mbi 1 milionë prej tyre.

Shkruan: Dr. Arben Ramkaj

Ndonëse mbi 50 milionë të vdekurit gjatë pandemisë së Gripit Spanjoll të viteve 1918-1920, ofrojnë një lloj ngushëllimi se dikur ka qenë shumë më keq, sërish koronavirusi e ka prishur normalitetin e jetës në të gjithë globin.

Me pak përjashtime, gati të gjitha vendet kanë përjetuar bllokime lokale, rajonale ose kombëtare, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda ekonomike sociale, por mbi të gjitha psikologjike. Edhe pse për këto të fundit është folur dhe flitet më pak.

Në kohë të tilla, pasiguria për jetënështë shumë e madhe. Njerëzit kanë nevojë përqetësi, ngushëllim dhe shpresë. Ndaj muajt e fundit është vërejtur një rikthim i madh i njerëzve tek feja dhe Krijuesi i tyre.

Ky është një zhvillim që më gëzon, pavarësisht se si një besimtar praktikant, do të doja që njerëzit të jenë pranë Zotit edhe në kohë normale.

Gjatë këtyre muajve, qeveritë kanë pasur nevojë dhe kanë bashkëpunuar në fakt me komunitetet fetare për sensibilizimin e popullatës mbi nevojën jetike të zbatimit të masave mbrojtëse.

Dhe kjo ka ardhur natyrshëm, pasi me rrjetet e tyre të mëdha të komunikimit dhe njohuritë e thella mbi bashkësive lokale, udhëheqësit fetarë janë shumë të dobishëm në përcjelljen e mesazheve gjatë periudhave të krizës.

Udhëheqësit fetarë mund ta përdorin teologjinë dhe historitë për të transmetuar edhe këshillat jetike të shëndetit publik, si larja e duarve, në mënyr♪ë që njerëzit mund t’i pranojnë më lehtë, duke i interpretuar ato si me traditën ashtu edhe  me kontekstin.

Traditat fetare u kujtojnë njerëzve se paraardhësit e tyre u testuan dhe dolën më të fortë nga sprovat e kaluara, duke i siguruar ata se do ta kalojnë edhe këtë krizë. Sigurisht, ata mund të transmetojnë edhe informacione të pasakta dhe të rreme.

Për shembull, ka pasur mjerishte dhe figura fetare ekstremiste që kanë promovuar kura të dyshimta për Covid-19, apo kanë propaganduar vizione apokaliptike që kanë shtuar frikën dhe mosbesimin gjatë pandemisë. Dhe në këtë rast është detyrë e udhëheqësve të moderuar dhe korrektë ndaj librave të shenjtë, që ta demaskojnë një propagandë të tillë, dhe t’i udhëzojnë drejt besimtarët.

Por nga ana tjetër, jo pak liderë komunitetesh apo institucionesh fetare kanë dështuar të zbatojnë me rigorozitet masat e rekomanduara nga autoritetet e shëndetit publik për frenimin e përhapjes së pandemisë aktuale.

Edhe nëse nuk janë rebeluar haptazi ndaj tyre, ata kanë vijuar në shumë raste me të njëjtat praktika, duke kontribuar në shtimin e vatrave të reja epidemike me Covid-19. Shembulli më i hershëm është sekti disi misterioz i krishterë i quajtur Shincheonji, ose Kisha e Jezusit në Korenë e Jugut, që ka më shumë se 200.000 ndjekës në atë vend.

Në mars autoritetet e koreano-jugore vlerësuan se rreth 80 për qind e mbi  20 mijë rasteve pozitive, ishin anëtarë ose kishin kontakte me këtë Kishë. Probleme të ngjashme ka pasur komuniteti somalez ne Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Angli.

Të nxitur edhe nga modeli suedez i mosmarrjes së asnjë mase kufizuese, besimtarët myslimanë somalezë vazhduan të shkonin të luteshin në xhami pa asnjë lloj distancimi social nga njëri-tjetri.

Për pasojë, 6 nga 15 viktimat e para nga koronavirusi në Stokholm, ishin me origjinë somaleze. Në të gjitha vendet e lartpërmendura, somalezët kanë pasur një përqindje disproporcionale të prekurish, në raport me pjesën tjetër të popullsisë.

Në Kiev të Ukrainës mbi 140 murgjër u infektuan në fund të prillit në një nga manastiret më të vjetër në vend, teksa pak ditë më vonë u prek edhe Mitropoliti Pavël, kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës, që ishte tallur me herët me pandeminë.

Për shkak të situatës emergjente, Greqia pezulloi me një vendim të posaçëm që para Pashkëve të gjitha shërbesat fetare. Por jo të gjithë e respektuan atë. Peshkopi i Korfuzit, Nektarios u akuzua nga zyrtarët vendas se kishte organizuar një meshë në një kishë të mbushur plot me besimtarë dhe pse kjo binte në kundërshtim me rregulloren anti Covid-19, të mbështetur  zyrtarisht nga Sinodi i Shenjtë.

Në Izrael, kryeministri Benjamin Netanjahu iu nënshtruar presionit nga hebrenjtë ultra-ortodoksë ndaj qeverisë së tij së koalicionit, duke refuzuar të mbyllë sinagogat gjatë festës së Yom Kippur-it, pavarësisht valës së dytë të Covid-19.

E them me keqardhje se situata të ngjashme vërehen shpesh edhe në vendin tonë. Gjendja e pandemisë në vendin tonë mbetet serioze. Shumë vende të BE-sëe kanë ndaluar hyrjen e qytetarëve shqiptarë, pikërisht për shkak të nivelit të lartë të rasteve të reja me Covid-19 në raport me popullsinë.

Pavarësisht njëfarë përgatitjeje që shteti pati gjatë 3 muajve të karantinës së plotë, sërish sistemi shëndetësor në vend është shumë i brishtë përballë një emergjence të tillë shëndetësore, që ka gjunjëzuar shtetet më të pasura të botës.

Përballë kësaj pamundësie të shtetit për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve, sjellja e gjithsecilit, dhe aq më shumë e liderëve të komuniteteve fetare duhet të jetëajo e një përgjegjësie maksimale. Dhe kjo nuk po ndodh në nivelin që duhet.

Në pelegrinazhin e përvitshëm në Malin e Tomorit nga besimtarët bektashinj, apo ai në Kishën e Shna Ndout në Laç, nuk janë respektuar masat e sigurisë. Edhe në shumë xhami, besimtarët shkojnë për lutjen e të premtes si zakonisht të shumtë në numër, ndaj distancimi social është praktikisht i pamundur.

E njëjta gjë është vërejtur edhe në meshat e kishave ortodokse apo katolike.

Pra klerikët nuk po e marrin edhe aq seriozisht pandeminë muajt e fundit. Neglizhenca e tyre, përveçse dëmton ekonominë dhe shëndetin e njerëzve, është edhe në kundërshtim me rregullat fetare.

Në një nga citatet profetike është thënë:“Nëse dëgjoni mbi një shpërthim epidemik në një zonë, mos shkoni atje; dhe nëse epidemia shpërthen aty ku ndodheni tashmë, mos lëvizni prej andej”.

Le të frymëzohemi pra nga këshillat dhe urtësia e lajmëtarëve të Zotit, për të qenë realistë, për të kuptuar se ajo që po përjetojmë këto muaj nuk është normale, dhe për të bërë secilin pjesën e vet në luftën tonë kolektive për ta mposhtur këtë pandemi.

Kjo e fundit sigurisht që do të zhduket një ditë, dhe siguria për këtë na vjen nga Zoti dhe nga dijetarët me kontributin e tyre të çmueshëm. Por është mirë që kjo të ndodhë me sa më pak dëme që të jetë e mundur.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

154 raste aktive me coronavirus në Kosovë!

June 23, 2022

Përplasje e ashpër midis Arianit Sllamnikut dhe doktorit shqiptar që vepron në Suedi, shkak, vaksinimi i detyrueshëm!

January 4, 2022

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID – nga sot shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi!

December 6, 2021

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Kryeministri Kurti thotë se masat e reja anti-COVID i përgjigjen situatës së tanishme me pandeminë!

December 1, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.