Në marrëveshjen në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe, marrëveshje kjo që nuk u publikua nga LDK-ja, por që u publikua jozyrtarisht, në pikën 8 në kësaj marrëveshje nënkupton se asnjë vendim i qeverisë së Kosovës nuk mund të bëhet pa aprovimin e Listës Serbe.
“Grupi parlamentar i Listës Serbe dhe LDK-së pajtohem të mos mbështesë propozimet që nuk janë miratuar nga qeveria dhe për të cilat nuk ka marrëveshje paraprake të të dy grupeve parlamentare”, transmeton “Bota sot”.
Pra, sipas kësaj marrëveshje, asnjë vendim i qeverisë nuk mund të miratohet pa dhënë dritë të gjelbër Lista Serbe./Gazeta Mejdani/