Kisha Katolike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në shtetin e Pensilvanisë ka paguar gati 84 milionë dollarë si dëmshpërblim për 564 njerëz të abuzuar seksualisht.
Shtatë kishat në Pensilvani deri tani kanë paguar më shumë se 148 mijë dollarë për person në marrëveshje me njerëz të sulmuar seksualisht pa shkuar në gjyq.
Richard Serbin, avokati i viktimave të ngacmimit seksual, tha se kompensimi i paguar nga fondi pengoi që kisha të shkojë në një gjykim të hapur, duke parandaluar kështu daljen në shesh të punëve të pista.
Deri më tani 1 mijë e 500 njerëz kanë aplikuar në fondin e krijuar për njerëzit e abuzuar seksualisht në kishat në Pensilvania, megjithatë vetëm 500 raste janë ekzaminuar dhe vlerësuar./trt/
Discussion about this post