Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kimete Berisha/ Ne jemi katundarë; Psikologet tona kanë qenë gjyshet tona, te hoxha kemi shkuar tinëz!

December 1, 2019
11
SHARES
1
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kimete Berisha

Mos shihni kusur, ju lus, ama me ndihmën e organizuar ‘psikike’ të psikologëve tanë në Durrës, m’u ka ‘qesh’ shumë.

Ata s’më hidhërohen mua se janë psikologë, i kuptojnë edhe ata si unë që nganjëherë më qeshet kur jam në zorin më të madh, siç i ndodh shumëkujt në varrime dhe në të pame, mjafton një shikim me ndonjë shok a kushërirë që të shkon muhabeti e humori me të, të vjen me qesh, jo me tragjedinë, por me situatën e rëndë, ku qeshja të duket sikur ta çel një tjetër derë të jetës, nga ajo dhomë që duket sikur tmerri i ka vënë kapak jetës, sikur s’ka mbetur një trohë jetë të.

Se edhe unë herë pas here, sidomos vjeshtave vuaj nga melankolia dhe nga ‘zbrazëtia’, prandaj shkruaj.

Neve na vjen turp me na dhëmb mendtë, jo që jemi shoqëri dyftyrëshe, e që te psikologu dhe te hoxha shkojmë tinëz.

S’kam pas punë me psikologë, pa dashur t’i
mohoj (Zoti na ruajt), por më qeshet shumë të flas seriozisht për veten me një të ‘huaj’, s’ka shans, më vjen shumë mërzi të flas për mërzinë time!

Ne jemi katundarë, psikologet tona të vetme kanë qenë nanat dhe gjyshet tona.
Prandaj, psikologët shqiptarë nuk kanë punë.

Edhe kur kemi parë ëndërr të keqe apo jemi ftohur nga jeta, na kanë trajtuar me
moral, me ‘terapi morale’:
‘mos t’sheh kush ratë n’gjysmë dite se të del fjala që je tranu’.

Edhe sot di shumë raste që disa psikologë tanë i trajtojnë njerëzit e dëshpëruar me ‘terapi morale’.
Dhe rrallë kush del i shëruar nga fjalët, derisa të ‘rraset’ me kokrra që ta topit aftësinë të vuash por edhe të jetosh.

Pra, vuajtja e shpirtit dhe mërzia ende konsiderohen si ‘të meta’ mendore te ne, dhe si ‘sëmundje të turpshme’ të njerëzve me nerva të ‘dobëta’.
Kush i ka ‘nervat e forta’ ka edhe respekt këtu.

Ju kujtohet ‘Shkëlqimi mbi bar’, Natalie Wood përfundon në ‘çmendinë’ për shkak të ‘zemrës së thyer’ nga dashuria.
Ky sindromi i ‘zemrës së thyer’ tani më është ‘modë e vjetër e dashurisë’, prandaj me ‘modën e re’ njerëzit e kanë zvogëluar dashurinë për tjetrin dhe e kanë rritur dashurinë për veten.

Më mirë.
Kështu, mo’ Zot, edhe nëse përfundon në ‘çmendinë’, përfundon për shkak të dashurisë së tepërt për veten, jo për tjetrin, që nuk ta di, si Warren Beatty, i cili, derisa Natalie dergjej në spital për dashurinë e sëmurë ndaj tij, Ai u martua me tjetrën dhe krijoi familje.
Pra, asnjë dashuri e tepërt nuk ia vlen.

Çka i thotë psikologu viktimave të moshuara të tërmetit (të cilët e njohin mërzinë më mirë se gjuhën shqipe), që kanë humbur çdo gjë që kanë pasur!
U thua: ‘Mos u mërzit?!
Dauti i ‘mendimit pozitiv’ do t’u thoshte: ‘Mendoni sikur kjo s’ka ndodhur dhe do ta shihni se kjo s’ka ndodhur’.
Thuajse me mendjen tonë ne e ndryshojmë realitetin dhe e shkruajmë dhe redaktojmë sa herë duam fatin tonë.

Error.

Në këso raste kryen punë veç besimi (hoxha, prifti), se kur të thotë dikush ‘ka qenë e shkruar’, ka efekt qetësues, e kur dikush të trajton si ‘pacient’ që duhet të mashtrosh veten me pallavra që s’të bëjnë derma, anipse ti ke arsye që mërzitesh dhe s’do të ishe nornal nëse s’mërzitesh, kjo kur dikush të thotë ‘mos u nërzit’, edhe më shumë ta shton mërzinë.

Më mirë do të ishte sikur të dërgonit humoristë nga Kosova për t’i disponuar fëmijët e të rinjtë. Humori është ikaçi më i bukur dhe më i mirë, pa efekte
anësore dhe pa filozofi.

Po, dikush vdes duke qeshur, dikush, si zogjtë, vdes duke kënduar. Ani çka!

Kori i psikologëve të Kosovës më mirë t’i vizitojnë gjithë ata shqiptarë nevojli për t’u dukur ‘njerëz të mirë’, m’i qetësu ata që po bëjnë selfie me viktimat e termetit, po bëjnë foto me photoshop, që m’u duk ‘tragjik’ por bukur, sesa ‘viktimat e tërmetit’, u pa
se më shumë nevojë kanë këta narcisistë për psikologë, sesa viktimat e tërmetit.

S’ka ndodh kështu, më së paku po qajnë viktimat. Të tjerët po bëjnë ‘filma’ dhe foto me filtera, me vajin e tyre të mbytur.

S’e kemi ditur se kemi pasur kaq shumë njerëz që kanë nevojë me qenë ‘njerëz të mirë’.
Ata që janë ‘të mirë’, nuk duken.

Kush e ka lexu ‘Profetin’ e Khalil Gibranit, i njeh mirë kategoritë e dhuruesve.
Dikush jep m’u duk dikushi (sepse s’është dikushi), dikush jep krejt çka ka (e që ndodh rrallë), e shumica dhurojnë nga pasuria që u tepron (prandaj këtë nuk e numëron Zoti).

P.S.
Nëse edhe ti si unë, dyshon se s’je ‘mirë’ qysh ke qenë, se po vuan nga melankolia, përcjelle situatën, nëse i ke simptoma, si vijon:

– E zbulon paradoskin se sa më shumë që fle, aq më shumë të merr gjumi;
– Nuk të duket më interesant ‘qeveria e re’ e Kosovës. Ata ‘të dy’, Albini dhe Isa, po të duken të vetmit që po flasin për të ardhmen, kur të gjithë ne kemi ngecur në të kaluarën, në tërmet;
– Të vjen turp me postu foto seksi në instagram;
– Të rri mendja veç te ‘vdekja’;
– E ke kuptuar se jeta ‘tap-rrap, këtu je-këtu s’je, veç vonim se pshtim s’ka;
– Ha ushqim pa i la duart;
– Nuk e ke stolisur bredhin e Vitit të Ri dhe nuk shikon më filma komedi;
– Kur qan loti të del nga syri i majtë, sepse lotët e gëzimit dalin nga syri i djathtë.
– Nëse je mashkull i thinjur e ke fillu të dalësh nga shtëpia pa i lyer flokët me bojë; dhe nëse je vajzë e ke harru me vë linerin;
– Nëse je femër, nuk të shkohet më në fitness dhe ha ushqim pa kontroll, urgjentisht drejtuhu te organet kompetente të ndihmës se ky simptom tregon qartë përkeqësimin e melankolisë tënde;

Share11Tweet

Related Posts

Ndarja; e dhimbshme më tepër, apo një fillim i ri?

July 6, 2022

A ekziston shpirti i njeriut dhe çka është ai: Flasin studiues dhe shkencëtarë të ndryshëm!

October 23, 2021

Si ta shpjegojmë valën e urrejtjes që shohim sot nëpër botë? Përgjigjet i gjejmë ende tek filozofja Hana Arend!

October 20, 2021

Nëntë barrierat psikologjike, që çojnë në refuzimin e vaksinës anti-Covid!

October 19, 2021

Si mund të mendosh pozitivisht dhe të jesh optimist? Këto janë disa mënyra që duhet të keni parasysh!

October 19, 2021

Kimete Berisha detyrohet të bllokojë mundësinë e komenteve në shkrimet e saj: E kërcënojnë dhe ia shajnë të vdekurit në varr!

July 14, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.