Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kimete Berisha/ Mallkimi i Rasputinit dhe i Isa Mustafës!

July 10, 2020
6
SHARES
865
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kimete Berisha

1. E mbaj mend veten si sot, shumë e re, kur ka vdekur Rrahman Morina.
Shumë u pata ‘gëzu’, as nuk kisha haber çka po ndodh në politikë, po krejt u gëzojshin, u gëzojsha edhe unë dhe më dukej se mbasi që ka vdek’ një bashkëpunëtor i Serbisë, tash ne shqiptarët ‘pshtojmë’.

A isha gëzu’ me mend t’sotit, njësoj si sot, nëse do të ‘vdiste’ një armik i lirisë shqiptare?
As m’u mërzit nuk isha mërzit’!
Nëse nuk mërzitesh, nuk do të thotë që lumturohesh.
Do të thotë që je indiferent.

Të mërzitesh për dikë që të ka lënduar është ‘sëmundje’ edhe më e madhe sesa të ‘gëzohesh’ kur dëgjon se e ka zënë taksirati (pa u përpjekur prej teje), dikë që të ka lënduar!

Ju e dini të gjithë, se në çastin që dëgjojmë një lajm të ‘keq’ për dikë, puna e parë na bjen në mend çka na ka bë neve ‘keq’ apo çka na ka thënë diçka ‘keq’ ai person.

Mjafton një fjalë e vogël e keqe, dhe ajo na bjen në mend para çdo kujtimi tjetër ‘të bukur’.

Në moment të duket sikur vepra e tij e keqe ndaj nesh e arsyeton gjendjen e tij të tanishme, të keqe, të cilën gjithmonë e shohim si ndëshkim p?r padrejtësinë ‘e tij’ edhe ndaj nesh.

Bile është një taktikë e mirë që kur e sheh veten se po mërzitesh tepër për dikë (që ka vdekur apo që të ka braktisur), veç ndalu dhe veç kujtoja një fjalë të keqe (që kurrë nuk mungojnë) dhe menjëherë, me kaull, të hiqet mërzia.

E çka me bë pra, kur s’është e moralshme m’u gëzu për të keqen e askujt, por është krejt natyrore m’u gëzu kur përfundon një diktator, një dhunues, një mashtrues, një kriminel apo një vrasës.

Mendoj se gëzimi nuk të pyet, gëzohesh para se me të ra në mend se nuk duhet m’u gëzu (apo nuk të vjen aspak ‘keq’ për vuajtjet e një njeriu të lig), thjesht s’ta ndin, tamam puna edhe m’u mërzit për ‘agresorin’ tënd, kur dëgjon për vuajtjet e dikujt që ta ka shkatërruar jetën.

Ne kurrë nuk flasim për shkaktarin që e bën njeriun normal m’u ‘gëzu’ kur dëgjon diçka ‘keq’ për një njeri që i ka bërë ‘keq’.

Ti pyete veten se si u bë që i frymëzove gjithë këta të rinj me ta dëshiru më të keqen!

Pse po të mallkojnë?
Që u ke bë mirë najsen apo që ua ke zbukuru jetën!

Cili është motivi i tyre?
Vepra e mirë kurrë nuk të motivon për të keq. Kurrë.
Ti i ke motivuar aq shumë të të urrejnë sa as nuk e fshehin mllefin që kanë ndaj teje!

Çka duhet me bë tash!
Me bë një Rregullore që të mbron nga urrejtja popullore!

A çka?

Më së lehti është me qenë njeri i mirë, i ndershëm edhe i drejtë.
Sepse për secili vjen dita kur gjithçka merr fund, përveç mirësia (nëse t’ka qëllu me vete), t’kryen punë.

Kur je i mirë, të del mirë. T’i marrin krejt, ta marrin t’gjalltë, s’të lënë gjë krye shpirti, por mirësia është ajo prona jote që nuk tjetërsohet.

2. Më pyeti një ditë dikush: Pse vazhdimisht po mban maskë?
I thashë: S’du me ja flladit zemrën dikujt-dikujt!
Ka shumë prej atyre që nuk u flladitet zemra, Zoti na ruajt, por ama unë, në vend se të them po e mbaj maskën nga frika mos po ua lëndoj zemrën atyre që më duan, thashë: po kujdesem për mos me ua flladit zemrën atyre që s’më duan.
Pra, më e rëndë të duket m’i gëzu armiqtë me ‘fatkeqësinë’ tënde, sesa m’i mërzit’ miqtë.

3. Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Fatmiri qenë skajshmërisht të tërbuar me qeverinë Kurti. Aq keq, egër, armiqësisht dhe padrejtësisht janë sjellur me qeverinë Kurti, sa i kam lexuar dhe dëgjuar qindra mijëra shqiptarë jo veç kah i shajnë, por kah i mallkojnë me mish e me shpirt dhe ua dëshirojnë të gjitha të kqijat që ekzistojnë.

Pse gjithë kjo urrejtje?

Sepse në kohën kur nisi qeverisja e mirë Kurti, pa Listën serbe të Vuçiqit, kur nisi reciprociteti me Serbinë, vetingu, kur për hajnat dhe të korruptuarit u bë ‘bira e minit 300 qese’, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa na rikthyen në mjerim dhe në zbrazëti, aty ku kemi qenë qe 20-t? vjet duke vegjetuar të pa rrugëdalje dhe të pashpresë.
Dhe, humbi shansi ta paditet Serbia për gjenocid ndaj shqiptarëve, që ishte në programin e qeverisjes Kurti.
Dhe humbi shansi të çlirohemi nga krimi dhe korrupcioni që janë baza dhe themeli i çdo Institucioni në Kosovë.

Prandaj, nuk u dhimbseni kaq shumë shqiptarëve, sepse ata nuk ju shohin si viktima, si dikush që duhet të të dhimbset, por ju shohin si agresorë. E veten e shohin si viktimat tuaja.

Kur ua thyen njerëzve ëndrrat, ua këput shpresat.

Pa shpresë jetohet, por pa shpresë jetohet sot për sot.
Ky është motivi (nëse nuk e ke ditur) pse njerëzit ‘gëzohen’ kur dëgjojnë keq për ‘vrasësit’ e ëndrrave të tyre.

Edhe nëna jote nëse padashje ta ka lshu naj fjalë të keqe-nuk ia harron (as nuk ta harron).
Kështu është i krijuar njeriu.

Mëkatar e jo siç e lyp morali dhe feja ‘të jesh i mirë me të keqin’. Të jesh ai që s’je.
Ti shtiresh si i ‘mirë’, po, se ashtu e lyp ‘rendi’ ama zemra që e ke bërë të psherëtijë, nuk ta fal, as kur ta bën hallall-s’ta bën.
Të zë afti-thonë.

Se feja e ka fjalën për shenjëtorë sa herë flet për njeriun, e njeriu ka mall të konsiderohet thjesht ashtu siç është në të vërtetë, veç njeri mëkatar, që kur e humb sendin, e humb shpirtin.

Nuk është e ‘moralshme’ mos me t’u dhimbt’ ‘vrasësi i ëndrrave’ t’ua, por është njerëzore.

4. Ndërkohë vdiq edhe Ennio Morricone.
‘Once upon a time in West’ është muzika që do t’më përcjellte mua në ‘jetën tjetër’.
Pra, nëse ne mendojmë për fundin tonë, dhe nganjëherë edhe e dëshirojmë fundin tonë, nuk prish punë që ia dëshirojmë atë ‘fund’ edhe të tjerëve. Sepse, fundi është fati ynë
i përbashkët.

5. Pra, ‘Jam njeri dhe asgjë njerëzore nuk më është e huaj’. E kam mësuar këtë thënie nga Terence shumë vite para se me kuptu’ për çka e ka pas fjalën dramaturgu.

P.S. Titulli nuk ka lidhje me shkrimin.
Kur e mbytën Rasputinin (pasi e helmuan, e rrahën, e qëlluan me armë dhe mezi vdiq tek pasi e hodhën në lumë), Rasputini ua lshoi një mallkim familjes Ramanov. Brenda vitit tha do të vdisni të gjithë, dhe ashtu ndodhi, pa u mbush’ një vit, familja Romanov vdiqën që të gjithë.

ShareTweet

Related Posts

Stalini dhe Putini, ngjashmëritë dhe dallimet midis 2 diktatorëve!

April 7, 2022

Isa Mustafa s’mund ta harrojë dot humbjen e 14 shkurtit: Sivjet në dimër do nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!

December 23, 2021

Ofenduese/ Isa Mustafa e sulmon Presidenten Osmani në baza personale!

December 20, 2021

Isa Mustafa sulmon rëndë Vetëvendosjen: Janë mashtruesë, ‘Guxo’ ka mbetur kurkund!

November 16, 2021

Edhe Isa Mustafa përgënjeshtron Arben Gashin: Grenell asnjëherë nuk kërkoi rrëzimin e Qeverisë Kurti!

November 11, 2021

Isa Mustafa ofendon Presidenten Osmani, Bytyqi: “Matu burrë kur të flasësh” dhe ia kujton 4 gjëra!

October 27, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.