
Ibrahimi duke u larguar nga Katedralja!
Një herë kam shkruar se si intelektualët e krishterë gjatë viteve të ’90-ta silleshin si ‘myslimanë’ dhe Ti nuk ke pasur shans ta bësh dallimin se kush cilës fe i takon.
Nga nevoja për të qenë si ‘shumica’, një katolik shqiptar ka dhënë kontribut të dyfishtë kombëtar, ose ka punuar dyfish më shumë se një shqiptar mysliman për t’u ndjerë i barazuar.
Ky ka qenë ‘kompleks’ i brendshëm i të krishterit në fjalë, e jo kërkesë e shumicës.
Absolutisht Jo.
Kjo ‘teza ime shkencore’, nuk hasi në mirëkuptim, më sulmuan pa mëshirë disa të krishterë dhe kështu u dekurajova të bëj zbulime të tjera më të thella.
1. Dodë Gjergji duket i butë, por nuk është i butë. Është si ‘ushtar’ i Sun Tzu-s, që sillet i butë kur është i ashpër dhe anasjelltas.
2. Dodë Gjergji, ia ka dhënë tenderin vëllait të tij (Gazmendit) për ta ndërtuar Katedralen, e për ta bërë këtë gjest tregtie me ‘Shtëpinë e Zotit’, nevojitet guxim dhe arrogancë e madhe;
3. Dodë Gjergji, fytyrën e tij e ka pikturuar në muret e Katedrales, për ta bërë veten të përjetshëm.
Për ta pikturuar veten në mur, Ti duhet të jesh narcisoid, jomodest dhe egoist.
Gjithçka duhet të jesh, përveç ‘Shërbëtor i Zotit’.
4. Dodë Gjergji e ka privatizuar Katedralen, dhe në mënyrë të natyrshme e ndjen si pronë të tijën.
Pra, Katedralen e ka ndërtuar vëllai i Tij (me pare të popullit)
fytyra e Tij është në murin e Katedrales dhe oborri i Katedrales është bahçja e Tij e babës.
5. Paramendojeni secili prej jush që jeni i zoti i shtëpisë suaj, sikur ta vizatonit fytyrën tuaj në muret e dhomës së ndejës, dhe tregomëni mua
‘a po rrënqetheni’, se s’keni çare pa u rrënqethur nga dimensioni më i krisur i dashurisë ndaj vetvetes.
6. Kisha Katolike Shqiptare është në Krizë të thellë identiteti.
Nuk lyp çare te të gjallët, por te të vdekurit dhe tek përmendoret e atyre që do t’i përvetësojë.
7. Për dallim nga fetë tjera që janë aktive dhe marrin pjesë në hallet e përditshme të shqiptarëve, Dodë Gjergjin e ka rrokë gajla e përjetësisë dhe e elitave. Lidhja e tij me njerëz normal nuk ekziston.
Duke dashur ta marrin (për vete) Ibrahim Rugovën në Katedrale, e kanë larguar nga Katedralja.
Simbolikisht, shtatorja është drejtuar kah rruga, shihet Rugova (me take) duke dalë nga aty, e jo duke hyrë, ose duke qëndruar aty.
Abrahami (Ibrahimi) ishte babai i të gjitha religjioneve.
Hajt, emrin si simbolikë (boll
me përtesë), por po e pranojmë si gjetje para-biblike.
Ama, Kriza e identitetit e Kishës Katolike është kaq e madhe sa frika nga ‘zhdukja’ po e bën edhe qesharake.
Çka të duhet ‘Father Figure’ kur e ke Jezusin, e ke Zotin?
Pse prania e një shtatorje të njeriut të vdekshëm të bën të ndjehesh më i sigurt se prania e Zotit të përjetshëm!
Çka është gjithë kjo Vetmi Krishtere!
Qetësohu At!
Ibrahim Rugova ishte politikan dhe paqësor, por nuk ishte ‘misionar i paqes’, dhe ishte komandant i FARK-ut, apo nuk ishte!
Kokën në varr e kah të thyer kah Kibla, kurse shtatoren në Katedrale!
A s’është kjo e çuditshme dhe pak e dhimbshme të luajnë me ty njerëzit e dëshpëruar që asgjë nuk i përmbush.
Zbrazëtia e Dodë Gjergjit është kaq e madhe, sa nuk mbushet edhe sikur ta vendosje krejt botën në shpirtin e tij!
I lutem Zotit që Dodë Gjergji dhe Kisha Katolike nuk janë duke kaluar nëpër ‘Natën e errët të shpirtit ‘,
ai momenti kur e thërret Zotin, e nuk të ‘përgjigjet’.
E pasi s’të përgjigjet, Ti e humb besimin në Të.
E pasi Ti e humb besimin në Të, e urren veten pse s’gjen qetësi ‘As me Zotin, as pa Zotin’ nuk mundesh.
E të tjera!
– Vlerësimi i shtatores:
1. Ibrahim Rugova së shpejti do të oksidohet dhe do të duket i gjelbër, si gur i Trepçës, sese shkëlqimi i shtatores nuk mbijeton kurrë.
Jetës i mbijeton veç ‘ndryshku’;
2. Ibrahim Rugova në shtatore i ka këpucët me platformë dhe me shtiklla;
3. Pulla e tretë e setrës me rregullat e veshjes nuk përthekohet kurrë.
Veç pulla e parë përthekohet, dy të tjerat jo, kurrë;
4. Ibrahim Rugova në shtatore ‘tipizohet’ si abdall dhe i ‘lumtur’ pa arsye, duket euforik, si Ylli i vallëzimit ‘Footloose’;
5. Duket edhe si ‘matës i erës’.
Mantelin ia ‘fluturon’ era, pa nevojë.
Shtatorja është dashur të vendoset në një vend të mbrojtur nga era.
Dhe kjo ta kujton ‘erën e malit’!
Mendjelehtësinë e Klerit!;
6. Më vjen shumë keq që më duhet ta them, por duket edhe sikur shtatoren e ka financuar ‘Playboy-i’
Shikoje me kujdes!
Në të vërtetë, Rugova ishte tepër modest dhe i marrshëm, jo si në shtatore, që duket: euforik, jomodest dhe ‘Playboy’;
7. Mikelangjelo, mjeshtri i shpirtit prej guri, ka thënë se ‘sa më shumë që e harxhon mermerin, aq më shumë rritet statuja’.
Ku ia keni lënë pra Mindilin e tij të famshëm dhe të pashmangshëm!
P.S. 1. Dodë Gjergji është mirë me ma lshu mua pozitën e tij!
Më ‘mysliman’ nuk bëhet!
P.S. 2. Ju kam thënë se për çdo ditë do të bëhem më ‘agresive’ deri te një Vendim i Ri’!
Dhe shpresoj se jeni të kënaqur me mua.
Tamam puna, nëse s’jeni.
Se nëse nuk jeni të kënaqur me mua, atëherë diçka nuk është në rregull me Juve.