Kadri Veseli është aq i mllefosur, sa që më ‘dikushi’ po i duket Albini sesa Amerika.
Prej asaj dite që u bë qeveria po sillet me hu n’krah (jo me qetësu veten) por, tuj u mundu m’i qetësu dhe m’i marrë me të mirë militantët e tërbuar nga humbja e pushtetit të vjetër.
Sepse Ai e di se zor që ka m’u kthy më në pushtet, ose ka m’u kthy kur për të të jetë vonë.
Kadri Veseli është në gjendje m’u prishë me Amerikën, me Trumpin e me Grenellin, veç m’i thënë Albinit ‘rrens’. Kaq i ‘rëndësishëm’ është Albini për të.
Kadriu iu përgjigj Grenellit, pa e pyet Grenelli asgjë.
Grenelli nuk i tha Kadriut se Amerika ka kërkuar nga Albini të heq dorë nga rrena, po tha se Amerika ka kërkuar nga Albini të heq dorë nga taksat.
Taksa ndaj Serbisë është e vërtetë, e ai që e heq taksën mund të jetë edhe rrens, Amerikës kjo nuk i prishë punë.
Sepse Grenelli e di se ka edhe ‘lule rrenëse’ që çel por që nuk lidh kokrra, se lëre më njeriu, që s’i
dhimbset as vetja, e rren dhe veten, e lëre më tjetrin. Dhe e di se ‘armiku i madh i së vërtetës nuk është rrena por miti’.
Gabimi i Grenellit pse ‘ia rrit morrin’ këtij.