Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Kim Mehmeti: Shqipëria duhet të dëshmojë atë që tregoi Kosova: regjimet i rrëzon vetëdija, jo pandemia!

February 27, 2021
10
SHARES
1.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kim Mehmeti

Në komentin e tij të përjavshëm në Syri Tv, analisti Kim Mehmeti tha ndër të tjera se Shqipëria duhet të dëshmojë atë që tregoi Kosova, që regjimet i rrëzon vetëdija, jo pandemia.

‘Koalicion parazgjedhorë ndërpartiak, i drejtuar nga PD-ja, qysh sot, e jo nesër, duhet t’i shpjegojë popullit se ka për qëllim shpëtimin e Shqipërisë, e jo të elitave partiake.

Dhe mirë është që në atë koalicion bënë pjesë edhe PDIU, e cila kauzë të veten ka çështjen çame, çështje të cilën regjimi i sotëm donë ta shlyejë nga mbëmendja shqiptare, duke e hequr atë edhe nga librat shkollorë, pra duke vepruar me të si me Tetarin Kombëtarë.

Sidoqoftë rezultati i këtij koalicion partiak do varet nga ajo sa do e bind popullin se kokat partiake janë bashkuar për ta shpëtuar të ardhmen shqiptare.

Vetëm kështu ky koalicion do ia arrijë ta bashkojë edhe popullin rreth vetes. Pra, ky koalicion do duhet të përhap frymën se lufta politike parazgjedhore, nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit, por me shpëtimin e shtetit.

Koalicioni opozitarë duhet t’i shpjegojë popullit se Shqipëria është marrë peng nga nëntoka politike, nëntokë të ndërthurur nga triumvirati i së keqes, i përbërë nga ish enveristët, nga zhvatësit e vendit dhe nga mafia.

Pra t’i shpjegojë popullit se Shqipëria është viktimë e mosguximit të saj të përballet me të shkuarën e vet komuniste, me mospastrimin e radhëve të veta politike nga ata që ngutazi veshën kapotat demokratike e properëndimore, por duke mbajtur në zemër Xhaxhin Enver, nga ata që u bënë demokratë më të devotshëm, njësoj siç kishin qenë deri dje më besnikët e xhaxhit Enver.

Thënë më qartë, koalicioni opozitarë duhet të përballet edhe me pjesën e fajit të vet pse Shqipëria nuk pati as vullnet as guxim ta shpërlajë vetveten nga mëkatit i mëkatarëve të sistemit ish komunistë, si dhe nga mallkimi i viktimave të Enverit, që u varrosën por mbetën pa varr.

Pra koalicioni i partive shqiptare duhet ta bind popullin se do e çlirojë vendin nga triumvirati i së keqes, i përbërë nga ish enveristët, nga mafia dhe zhvatësit e Shqipërisë, e të cilët bënë çmos që të kenë të deleguarit e vet nëpër institucionet e shtetit, me çka edhe ia dolën që shëmbëlltyrë e luftëtarëve kundër korrupsionit, të jenë edhe ish prokurorë të Enverit.

Dhe ky koalicion ndërpartiak opozitarë duhet të tregojë atë që dëshmoi Kosova: se pushtetet që dëmtojnë shqiptarinë, nuk duhet pritur që t’i rrëzon pandemia, por vetëdija, se ky regjim duhet të bie shkaku se ai e defaktorizoi shqiptarinë, për ta forcuar Serbinë.

Koalicioni opozitarë i drejtuar nga PD-ja, duhet t’ia shpalosë votuesit të vërtetën se nëse nuk del të votojë, se nëse nuk e rrëzon këtë regjim, atëherë Shqipëria do katandiset udhës së Rusisë, ku është thuajse e pamundur të konsolidohet cila do forcë opozitare dhe ku edhe partitë opozitare i përcakton pushtetmbajtësi.

Pra duhet t’i tregojë popullit se nëse nuk bie ky regjim, atëherë Shqipëria do ketë të nesërme siç e ka të sotmen: të shkuarën e vet nën sundimin e Rilindjes ta arsyetojë ashtu siç e arsyeton vetveten sot për të kaluarën e saj enveriste – duke thënë se ashtu ishte sistemi!?

Me çka Shqipëria do mbetet atdhe i mendësisë politike që ende nuk e ka kuptuar se ndaj popullit, regjimet sillen ashtu si edhe berberi ndaj myshteriut të cilin duhet ta qeth: duke ia matur së pari kokën që ka.’

ShareTweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Si i përdorte Hitleri turistët gjermanë për zbulim, përpara se të sulmonte shtetet armike, dhe si po vepron Putin!

August 22, 2022

Si po shpërfaqet tendenca slavo-komuniste e disa shqiptarëve për ta deniguar Islamin!

August 17, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Përse islamofobia nxitë dhe ushqen albanofobinë!

April 14, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.