Të hënën Kuvendi i Kosovës do të votojë formimin e qeverisë së re.
Të hënën me fillim prej orës 11:00 do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pikë e rendit të ditës është votimi i formimit të qeverisë së re, shkruan lajmi.net.
Tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët do të udhëheqin 11 dikastere dhe katër të tjera do të jenë për komunitete.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër.
Ndërkaq këto janë emrat e anëtarëve të LDK-së do të do udhëheqin ministritë e ndryshme:
Anton Quni – ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – ministër për Arsim
Agim Veliu – ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- ministër për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi do të jetë zëvendëskryeministër dhe partia e Albin Kurtit do të drejtojë pesë ministri, pra një më pak se partia e Isa Mustafës.
Emrat e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që do të udhëheqin ministritë:
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë,
Glauk Konjufca – ministër i Punëve të Jashtme,
Besnik Bislimi – ministër i Financave,
Rozeta Hajdari – ministre e Ekonomisë,
Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë.