Tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje i janë drejtuar me një ankesë Gjykatës Supreme kundër vendimit të PZAP-it, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur, si edhe votën e qytetarëve.
Bëhet fjalë për tre kandidatët; Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të cilët pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja (7 nëntor) ishin verifikuar si deputetë të Parlamentit, shkruan Indeksonline
“Vetëm pazari i PZAP-it u bë vendim, e vendimi i tyre do të mbetët vetëm një devizë e pakëmbyeshme financiarisht. Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë të shpallur nga KQZ-ja si deputetë të listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme”, ka deklaruar zyrtari i LVV-së në KQZ.
Discussion about this post