
Gomerët e ishullit grek të Santorinit po gjymtohen duke mbajtur në kurriz turistët që i përdorin ata si “taksi” për të shëtitur ishullin!
Ata përdoren për transport nëpër rrugica ku nuk kalojnë dot makinat, por aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë reaguar vazhdimisht për keqtrajtimin e tyre.

Qeveria greke ka reaguar duke premtuar të kufizojë përdorimin e gomerëve. Ministri grek i Bujqësisë, Makis Voridis, tha se autoritetet po punonin për të aplikuar gjoba deri në 30 mijë euro për keqtrajtimin e gomerëve dhe të mushkave.
Shqetësimi mbi praktikën tradicionale të ishullit u ngrit edhe më tej pas reagimit të muzikantit të njohur me origjinë greke Mötley Crüe Tommy Lee. Me anë të një letre publike, ai i kërkoi Qeverisë që të zbatojë një ligj të vendosur disa vite më parë.
Ministri i Bujqësisë reagoi duke thënë se do të rriten kontrollet dhe do të aplikohen edhe gjobat./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post