Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kelmendi: Kroacia ngriti shtab emerxhent, kujdes maksimal për të lënduarit!

July 25, 2021
5
SHARES
1.1k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi mëngjesin e së dielës ku humbën jetën dhjetë persona, institucionet e Republikës së Kosovës që nga mëngjesi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate.

Kështu deklaroi zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi, e cila tha se autoritetet kroate kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik.

Kelmendi deklaroi për KosovaPress se kanë pranuar informata zyrtare se në autobus kanë qenë 69 persona, ku 67 prej tyre kanë qenë udhëtarë ndërsa dy drejtues të mjetit.

Sipas saj, në mesin e këtyre personave 15 prej tyre janë të mitur.

“Ndërkohë që po presim konfirmimin të vazhdueshme të informatave nga autoritetet në Kroaci deri më tani në këtë linjë udhëtimi kanë qenë 69 bashkatdhetarët tanë, prej tyre 67 udhëtarëve 2 ngasësit e autobusit. Prej tyre deri më tani janë të konfirmuar 10 persona të vdekur që kanë humbur jetën fatkeqësisht në këtë aksident, ndërsa 44 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e Slavonski Brodit, prej tyre një është dërguar në Zagreb dhe një Gradishtë për të marrë trajtim të mëtejmë mjekësor. Janë 8 persona që janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 4 janë operuar dhe gjendja e tyre tash është stabile”, deklaroi Kelmendi.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës u shpreh se të hospitalizuarit në spitalin e Slavonski Brodit i ka vizituar ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, për t’u siguruar që ata e kanë trajtimin dhe kujdesin e duhur shëndetësor.

E pyetur rreth identitetit të viktimave, Kelmendi tha se aktualisht nuk mund të flitet për këtë gjë pasi po priten të dhënat zyrtare.

“Ministria e Punëve të Brendshme kroate ka ngritur një shtab emergjent dhe janë duke u kujdesur dhe duke bërë përpjekje për të identifikuar të gjithë personat që kanë qenë në këtë linjë në mënyrë që të dalim me informata që janë të konfirmuar, për t’i kursyer familjarët që tashmë janë në ankth dhe të shqetësuar nga dezinformatat e mundshme dhe për të dhënë informata të sakta”, vijoi Kelmendi.

Edhe për shkaqet e këtij aksidenti, Kelmendi nuk ka pranuar të komentojë duke thënë se do të presin autoritetet kroate që të thonë fjalën e tyre pas përmbylljes së hetimeve.

Ndryshe, kryeministri Kurti është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar e të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Numri i kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre është: +383 (0) 38 200 76 000.

ShareTweet

Related Posts

Konvergjenca me Listën Serbe!

August 6, 2022

Qeveria e Kosovës i propozon një detyrë të rëndësishme Veton Surroit!

July 1, 2022

Ky është 33-vjeçari që vdiq pas aksidentit të rëndë në Gjakovë!

July 1, 2022

Kurti takon Presidentin e Bosnjës: Jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Rusisë e Serbisë!

April 7, 2022

Mustafë Bajrami ka një porosi për ata që dëshirojnë t’i kuptojnë drejtë ngjarjet e mëdha që ndodhin nëpër botë!

February 27, 2022

Nuk miratohet kërkesa e PDK-së për debat lidhur me shtrenjtimin e rrymës!

January 20, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.