Katër persona janë arrestuar në Prizren, pasi kishin fotografuar votën!
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi.
Tre të dyshuarit janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa një nga Mmusha.
“Deri më tani kemi katër persona të arrestuar për fotografim të votës. Të gjitha veprimet që janë ndërmarr janë në kordinim me Prokurorin e Shtetit. Të dyshuarit, tre janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa një nga Mamusha. Dy raste kanë ndodhur në shkollën fillore “Abdyl Frashri”. Rasti i Mamushës, i dyshuari ka votuar e ka fotografuar votën, pastaj të njëjtën e ka postuar në rrjetin social Facebook”, ka thënë Gashi./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post