Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka ndryshuar sistemin e kualifikimit për Kupën e Botës 2022 në Katar.
Në kualifikime do të paraqiten 55 ekipe evropiane që garojnë për 13 vendet që Evropa do të ketë në Katar.
Ekipet do të ndahen në 10 grupe – pesë me pesë ekipe dhe pesë me gjashtë ekipe. Dhjetë fituesit do të kualifikohen drejtpërdrejt në Kupën e Botës, ndërsa dhjetë garues-plus dy skuadra të Ligës së Kombeve 2020/21 do të shkojnë në kualifikime shtesë për tri vendet e mbetura.
Përfaqësueset do të ndahen në tre grupe me katër ekipe, dhe vetëm fituesi i secilit grup do të sigurojë pjesëmarrjen në botëror. Do të ketë dy gjysmëfinale dhe finale në secilin grup.
Në kualifikimin për Kupën e fundit botërore në Rusi në 2018, skuadrat evropiane u ndanë në nëntë grupe, nga të cilat fituesit shkuan direkt në Kupën e Botës, dhe tetë garuesit më të mirë të vendeve të dyta në play-off./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post