Thijs Reuten, eurodepute holandez, ka reaguar në lidhje me Planin Europian, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vucic, e kanë pranuar edhe zyrtarisht të hënën.
Eurodeputeti holandez, refuzimin e Vucicit, për të nënshkruar këtë plan e ka cilësuar si të turpshëm.
Po ashtu, ai ka theksuar se, ky refuzim i presidentit serb nënkupton qartë që Serbia po luan dhe për kohën përsëri.
Pos këtyre, ai ka thënë se kjo nuk është befasuese edhe pse është zhgënjyese.
Në postimin e tij në Twitter, eurodeputeti holandez, ka vlerësuar se, qasja e butë duhet të marrë fund, dhe se, ‘karotat’ kanë dështuar, kështu që duhet të nxirren ‘shkopinjtë’.
‘‘Sa zhgënjyese aq edhe jo befasuese. Refuzimi i turpshëm i Vuçiqit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit me Republikën e Kosovës, të cilën ai e ‘pranoi’ të hënën, sugjeron qartë se Serbia po luan vetëm për kohën. Përsëri. Zbutja duhet të marrë fund. Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë’’, ka thënë eurodeputeti holandez.