Policia turke ka konfiskuar mbi 111.8 kilogramë heroinë në provincën Van që ndodhet në lindje të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Oficerët e narkotikëve nisën një operacion kundër trafikimit joligjor të drogës në distriktin Ipekyolu, thuhet në kumtesën e policisë lokale.
Gjatë kërkimit, me ndihmën e një qeni të trajnuar special, policia konfiskoi heroinë të paketuar në 220 pako brenda tre thasëve në një automjet.
Drejtuesi i automjetit, i njohur vetëm me inicialet K.A., u arrestua për kontrabandë të dyshuar të drogës.
Sipas të dhënave të policisë, forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar gjithsej 17.3 ton heroinë në vitin 2018 dhe kanë arrestuar më shumë se 1.500 të dyshuar.
Discussion about this post