
Banorët e fshatin Sllatinë janë duke u ankuar se një zyrtar i shtetit me veturë zyrtare për çdo vikend, parkon automjetin në vendin ku është i destinuar për këmbësor.
Këtë shqetësim e ka shprehur parku rekreativ në Sllatin “Te Pishat”, përcjell Gazeta Insajderi.
Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, “Te Pishat”, kanë shkruar se as Policia e Kosovës nuk ka mund të marr ndonjë veprim kundër këtij zyrtari.
“Erdhi ky “kapedaija” i qeverise!! Tash po dihet qe as Policia spo ka çka me i bo ketij keshtu qe veq po e postojm shqetesimin e qytetareve e per masa konkrete po presim nga Ai lart se ndryshe jo!”, thuhet në postimin e tyre. /Insajderi.com