
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së enjte në territorin e Kosovës kanë ndodhur 61 aksidente trafiku, prej të cilave tri me pasoja fatale, 22 aksidente me persona të lënduar, kurse në 39 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Policia po ashtu ndaj gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që kanë shkelur rregullat e trafikut ka shqiptuar edhe 1 mijë e 280 gjoba.
Discussion about this post