Diaspora shqiptare në New York ka organizar protesta ndaj premierës “Pesha e zinxhirëve 3”. Ata kanë brohoritur “UÇK-UÇK” ndërsa gjatë protestave është arrestuar një protestues, transmeton Gazeta Mejdani.
Regjisori serbo-kanadian i “Pesha e zinxhirëve 3”, Boris Malagurski, u ka thënë protestuesve se e vërteta duhet të dalë në shesh dhe se atë nuk mund ta ndalë askush.
Më parë, grupi “Rrënjët Shqiptare” nëpërmes rrjetit social Facebook kishte thirrur për protestë kundër premierës “Pesha e zinxhirëve 3” të Boris Malagurkit në New York.
Premiera botërore e dokumentarit “Pesha e zinxhirëve 3” u zhvillua në Çikago në 28 shtator.
Sipas mediave serbe, përmes një analize të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë me uranium të varfër, bombardim ky që ka çuar në një rritje të numrit të pakënaqësive tek qytetarët e Serbisë. Gjithnjë sipas tyre, në Serbi është shkaktuar një katastrofë mjedisore.
Filmi në fjalë shpjegon se si hapësira e Serbisë është bërë një laborator eksperimental i fuqive të mëdha./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post