
Dhuna në Kuvendin e Malit të Zi me sa duket është zhvendosur në rrugë pasi dhjetra protestues kanë dalë nëpër sheshe në disa qytete të këtij vendi kundër miratimit të Ligjit për lirinë e fesë.
Ekstremistët proserbë në disa qytete janë përplasur me forcat e rendit, ndërsa mediat raportojnë atje se 4 efektivë policie janë plagosur.
Ndërkohë një grup protestuesish kanë bllokuar me turne zonën afër aeroportit të Podgoricës aty ku edhe ka ndodhur përplasja midis tyre dhe policisë.
Policia e Podgoricës bëri me dije përmes një deklarate se zyrtari i sigurisë në Podgoricë, Dalibor Ivkoviq pësoi një lëndim në kokë dhe u dërgua në Qendrën e Urgjencës.
Discussion about this post