Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Kaos në Azi/ Kina drejton armët kundër SHBA-ve, Japonisë, Australisë dhe Indisë: S’ka më kohë, shumë shpejt do të nisë lufta për Tajvanin!

October 31, 2021
6
SHARES
1.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Siç e ka theksuar administrata Biden, Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë të angazhuara në një “konkurrencë strategjike” midis tyre, me strumbullar Tajvanin.

Shkruan: Elbridge Colby, “The Wall Street Journal”

Por një këndvështrim në rritje brenda administratës aktuale, duket se është i tillë që ndërsa Kina përfaqëson një sfidë serioze ekonomike, politike dhe teknologjike për interesat amerikane, ajo nuk përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak.

Ky është në fakt një supozim shumë i pakujdesshëm, i cili mund të çojë në një luftë dhe në fund në disfatën e SHBA-së. Për të shmangur një rezultat katastrofik, Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë se Kina përbën një kërcënim ushtarak për to, dhe se konflikti mund të Nisë së shpejti.

Po çfarë e bën Kinën një kërcënim ushtarak emergjent? Së pari, Pekini e ka bërë të qartë se është i gatshëm të përdorë forcën ushtarake për të rimarrë Tajvanin. Nënshtrimi i ishullit rebel nuk ka të bëjë vetëm me ri-përfshirjen në kufijtë kombëtarë të një krahine që supozohet se u humb disa dekada me parë.

Por ai do të ishte një hap jetik drejt vendosjes së hegjemonisë kineze në Azi. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Ushtria kineze ka stimuluar në stërvitje sulmet amfibe, dhe imazhet satelitore komerciale tregojnë se Pekini stërvitet rregullisht për sulmet në shkallë të gjerë ndaj forcave amerikane në rajon.

Së dyti, Kina nuk ka thjesht vetëm vullnetin për të pushtuar Tajvanin, por ajo mund të ketë gjithnjë e më shumë aftësinë për ta realizuar atë. Kina i ka shpenzuar 25 vitet e fundit duke ndërtuar një ushtri moderne, kryesisht për të rimarrë Tajvanin.

Ajo ka sot marinën më të madhe në botë, si dhe një forcë ajrore të madhe dhe të avancuar, një arsenal gjigant raketash dhe një rrjet satelitësh. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se Kina mund ta menaxhojë një pushtim të suksesshëm të Tajvanit që nesër. Por gjithsesi, Pekini mund të jetë shumë afër këtij objektivi.

Kina do të jetë “plotësisht në gjendje” ta pushtojë ishullin deri në vitin 2025, deklaroi së fundmi ministri i mbrojtjes i Tajvanit. Fuqia ushtarake e Kinës po përmirësohet çdo muaj.

Së treti, Kina mund të mendojë se po mbyllet “dritarja” e saj e mundësive.

Shumë luftëra kanë filluar përgjatë historisë, sepse njëra palë mendonte se kishte pak kohë dhe hapësirë për të shfrytëzuar. Sigurisht, që ky ishte një faktor kryesor edhe në fillim të dy luftërave botërore. Pekini mund të gjykojë në mënyrë të arsyeshme se ky është rasti dhe sot.

Më në fund SHBA po zgjohet, edhe pse shumë ngadalë ndaj sfidës që ka ngritur Kina, dhe po i riorienton drejt Azisë përpjekjet e veta ushtarake. Por këto investime nuk do të fillojnë të japin frytet e tyre deri në fund të kësaj dekade.

Ndërkohë po ngrihen koalicione si QUAD(SHBA, Australia, Japonia dhe India), që synojnë t’i mohojnë Kinës aftësinë për të dominuar rajonin. Nga këndvështrimi i Pekinit, nëse pret edhe për shumë kohë, investimet ushtarake të Amerikës do t’i vendosin përballë një kundërshtar shumë më të frikshëm, aq më tepër që një koalicion ndërkombëtar po punon tashmë për të frenuar ambiciet e kinezëve.

E gjithë kjo i shtohet një situate në të cilën Pekini mund të mendojë, se do të ishte më mirë të përdorej sa më shpejt dhe jo më vonë forca ushtarake. Për të shmangur një konflikt dhe humbje të mundshme, SHBA duhet të veprojë shpejt për të penguar Pekinin në realizimin e planeve të tij.

Deklarimi i përsëritur i angazhimit tonë të fortë ndaj Tajvanit është diçka pozitive, por gjithsesi ai nuk mjafton. Prioriteti më urgjent:Tajvani duhet të përmirësojë rrënjësisht sistemin e tij të mbrojtjes. Përpjekjet e vetë ishullit në këtë drejtim, do të përcaktojnë nëse ai do të mbijetojë apo jo si një shoqëri e lirë.

Prandaj Taipei duhet të shumëfishojë buxhetin e tij të mbrojtjes, që është lënë shumë pas dore dekadat e fundit, dhe t’i përqendrojë shpenzimet dhe përpjekjet e tij në dy aspekte:në sabotimin e planit të Kinës për ta pushtuar me ndihmën e SHBA-së, dhe në bërjen e ishullit rezistent ndaj një bllokade dhe bombardimeve nga Pekini.

Kjo do të kërkojë raketa ajrore kundër anijeve, mina detare dhe mbrojtje ajrore, si dhe rezerva furnizimesh për të kapërcyer një bllokadë. Ndërkohë SHBA-së do t’i duhet të përdorë çdo lloj mekanizmi për të nxitur apo për të detyruar Taipein t’i ndërmarrë këto ndryshime.

Ndërkaq, Uashingtoni duhet të ushtrojë të njëjtin presion mbi Japoninë, aleatin e vetëm më të rëndësishëm të Amerikës në rajon. Në rast se bie Tajvani, Japonia do të jetë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë ushtarak të Pekinit.

Dhe Tokio do të luante një rol jetik në çdo lloj mbrojtje të Tajvanit. Ndaj,Japonia duhet të dyfishojë menjëherë buxhetin e saj të mbrojtjes (aktualisht vetëm 1 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto).Nga ana e saj, SHBA duhet të forcojë pozicionin e saj ushtarak në kufi rin perëndimor ku ndodhet dhe vija e demarkacionit.

Një forcë e fuqishme e marinsave, nëndetëseve dhe forcave të tjera të mbijetueshme, do të garantonte që Amerika dhe aleatët e saj të mund të mposhtin çdo sulm kundër Tajvanit. Po ashtu, SHBA duhet të blejë dhe të vendosë sisteme raketore kundër anijeve dhe platforma të zbulimit pa pilot, të cilat do të ishin thelbësore për të mposhtur një pushtim të mundshëm nga Kina.

Megjithatë, shmangia e luftës kundër një superfuqie, do të kërkojë edhe të qenit të pamëshirshëm ndaj prioriteteve amerikane. Mbajtja e vëmendjes kryesore në Azi, do të thotë se ushtria amerikane do të detyrohet të pezullojë gati çdo gjë tjetër përveç parandalimit bërthamor dhe luftën kundër terrorizmit.

Ushtria amerikane do të duhet të zvogëlojë praninë e saj në Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Latine, madje edhe në Evropë. Amerika e pati shansin për të kryer një zhvendosje më graduale dhe të balancuar në Azi, por ne e shpërdoruam atë.

Tani duhet të përqendrohemi vetëm atje, edhe nëse kjo do të thotë se ushtria amerikane do të duhet të heqë efektivisht dorë nga gjithçka tjetër. Kina me siguri do të paraqesë një sfidë afatgjatë për SHBA-në në zonat jashtë sferës së fuqisë ushtarake. Por rreziku më urgjent është se Pekini mund të shohë një avantazh në nisjen e luftës. Prioritet kryesor i SHBA-së, duhet të jetë bindja e Pekinit, se nuk do të përfitojë aspak nga një agresioni mundshëm ushtarak. /Abcnews.al

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me fjalë të përzgjedhura për ambasadorin William Wallker!

Lidhja ime me Turqinë dhe raportet e mia me Erdoganin!

October 21, 2022

Dinamika e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane!

July 17, 2022
Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

June 24, 2022

Fjalë të mëdha nga Amerika për Kurtin/ Shqiptarët e atjeshëm: Pas 22 vitesh doli një Kryeministër, që ua këputi ish-ave rrënjët e kumbarisë me Serbinë!

April 4, 2022

Kriza e madhe botërore ka filluar të ndjehet edhe në Amerikë: Biden lejon përdorimin e naftës nga rezervat e shtetit!

April 1, 2022

Reagimet e vendeve të ndryshme ndaj fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, çka po thonë mediat nëpër botë? (2-SHBA)

February 24, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.