Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se asnjë deputet i kësaj partie nuk do ta votojë Qeverinë e re të udhëhequr nga LDK-ja.
Veseli gjatë vizitës në Han të Elezit tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas pandemisë.
“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK-ja dhe VV-ja janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje”.
“Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, Veseli.