
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës janë kthyer në mbledhjen e Kryesisë pas bojkotit për më shumë se një javë.
Nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, po marrin pjesë në mbledhjen e sotme të kryesisë, raporton Gazeta Express.
PDK-ja i ka bojkotuar mbledhjet e kryesisë që nga zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit, pasi ajo në ditën e parë të punës e zhvendosi fotografinë e presidentit Hashim Thaçi në zyrën e saj.