Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ka ardhur koha që në Kosovë të votojmë një parti me 51%, tjetër rrugëdalje nuk ka!

March 22, 2020
385
SHARES
2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Bedri R. Bytyqi

Bedri R. Bytyqi.

Kosova, si Republika më e re e një populli ndër më të vjetrit, pothuajse për 20 vjet që prej çlirimit nga okupatori serb e deri më sot, rrëzikoi e përjetoi nga më të ndryshmet si:

Trazirat e marsit 2004.

Protestat e 2007-ës kundër pakos së Ahtisarit, pako kjo e hapur e ç’hapur nga kushdo që ka pasur dëshirë, pako që nuk përmbushi ëndrrën 100 vjeçare të popullit tonë.
Po në të njëjtin vit shteti kaloi nën udhëheqjen e krahut të luftës.

Pastaj shpallja e pavarësisë në 2008, ngjarja më me rëndësi pas ’99 për popullin e Kosovës, pavarësi kjo e dalur nga pakoja e ardhur si dhuratë, pavarësi megjithatë e gjysmuar, ku pakicat serbe kanë më shumë të drejta se sa shumica shqiptare.

Në 2015 u votua gjykata speciale, për ta gjykuar luftën e pastër të UÇK-së, pikërisht nga ata që ishin UÇK!

Pastaj, në vitin 2015 marrëveshjet që u nënshkruan nga udhëheqësit tanë, me ç’rast u themelua Asociacioni i komunave serbe, shtet brenda shtetit!

Arrestimi i 20 hoxhallarëve kinse për terrorizëm por që nuk u dëshmua kurrë, e që arrestime të tilla nuk kemi parë as në kohën e okupimit serb.

Pastaj “Hapja” e 200 000 vendeve të strehimit nëpër evropë, si pasoj e keqqeverisjes së pushteteve.

Pastaj, nënshkrimi i demarkacionit, në këmbim të të cilit do të bëhej liberalizimi i vizave, që realisht nuk ndodhi kurrë!

Dhe në fund, me 6 tetor 2019, për herë të parë në Kosovë zgjedhjet i fiton opozita,VV dhe LDK, kjo e fundit vetëm dy vjet ishte opozitë, përndryshe për çdo të mirë apo të keqe që ka ardhur nga qeverisja e pas pavarësisë, hisen e vetë e ka aty!

Pas gjithë këtyre, populli pati edhe një shpresë të vetme, t’i provojmë të paprovuarit, Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen!

Kjo edhe ndodhi, Kurti bëhet kryeministër duke ndarë qeverisjen me LDK-në.

Dhe kur gjërat po ecnin në rrugën e duhur, Kosova përfshihet nga sëmundja globale Covid 19, një pengesë gjigante pas shumë pengesave tjera për Albin Kurtin si kryeministër i ri, që kishte duruar gjithçka e sakrifikuar shumëçka deri këtë ditë.

Si për inat, tani përpos Covid 19 dhe problemet shtetërore që kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike, sociale, politike, që ia grumbulluan paraardhësit e tij, ai duhet të përballet edhe me kushtëzimet e partnerit qeverisës, që ta mbajë në këmbë qeverinë e tij.

Paj, le të shkojë n’dreq t’mallkuar edhe kjo qeveri, ne si populli vuajtjen e kemi gjak por mosdorëzimin e kemi venë të gjakut, andaj le të pastrohet një herë e mirë ky gjak, e le të qarkullojë si duhet nëpër vena.

Kosovës, apo thënë më mirë shqiptarëve të Kosovës iu ka mbetur vetëm edhe një “rrezik” për ta provuar, që për herë të parë ta votojnë një parti me 51% të votave, që ajo të mos kushtëzohet nga asnjë parti tjetër, që e mira dhe e keqja ta kenë një adresë të vetme.

Nuk duam e nuk guxojmë të kthehemi para 6 tetorit të 2019-ës, duhet të ecim përpara, ta votojmë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen me mbi 51%, që mos të kenë shancë që fajin ta bartin diku tjetër.

Share377Tweet

Related Posts

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022

Formohet grupi punues për anëtarësimin urgjent të Kosovës në NATO, flet kryediplomatja Gërvalla!

March 9, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.