Jugosllavizmi është një infeksion mental që jepet-futet nëpërmjet injektimit ideologjik. Në Kosovë, jugosllavizmi është ende shumë i fuqishëm dhe çuditërisht, ende përcakton fituesin politik dhe rrjedhimisht, edhe mënyrën tonë të jetesës e të të menduarit!
Shkruan: Besim Zymberi
Deri më sot, asnjë parti politike shqiptare në Kosovë, nuk ka arritur t’i fitojë zgjedhjet (të dalë e para) pa përthithur brenda strukturave “fosilet” dinake e të zhdërvjellta aktive të jugosllavizmit?!
Çështja fundamentale është: a ka arritur jugosllavizmi të mbetet dhe të konsolidohet tutje si faktor ideologjik e politik, deri në shkallēn sa të jetë në gjendje të besojë seriozisht në realizimin e misionit te tij, qe ishte dhe mbetet: konvertimi-tjetërsimi kulturor identitar i shqiptarëve???!!!
Jugosllavizmi dëshiron të imponohet deri në dimensionin që ne të besojmë që nuk mundemi pa të!
Jugosllavizmi, si infeksion mental, nuk shërohet!
E vetmja mënyrë për të mos rënë në shtratin dehës të tij, është- injorimi, mospërfillja dhe përjashtimi ligjor!?
Discussion about this post