Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksionin që u zhvillua sot te ndërtesa e AKI-së, me ç’rast kanë njoftuar se i arrestuari është E.B, (1993), në veturën e të cilit është gjetur një granatë dore.
Kjo veturë është konfiskuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
INFIRMACION SHTESË
Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia.