Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ja skandalet e konsujve të Kosovës nëpër botë, flet analisti për domosdonë e shkarkimit të tyre!

May 21, 2021
12
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ambasadorët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka liruar nga detyra 16 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës anekënd botës.

Ndër ambasadorët e liruar nga detyra janë: Shpend Kallaba – Ambasador në Hungari, Lirim Graiçevci – Ambasador në Holandë, Gëzim Kasapolli – Ambasador në Kroaci, Ylber Hysa – Ambasador në Mali të Zi, Avni Kastrati – Ambasador në Slloveni, Mimoza Ahmetaj – Strasburg, Gjergj Dedaj – Ambasador në Maqedoninë e Veriut, Avni Arifi – Ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, Amir Ahmeti – Ambasador në Katar, Hajdini Abazi – Ambasador në Australi, Arbër Vllahiu – Ambasador në Pragë, Afrim Nura – Konsull i Përgjithshëm në Mynih, Qëndrim Gashi – Ambasador në Francë, Nait Hasani – Shqipëri dhe Esat Brajshori – Konsull i Përgjithshëm në Zarë.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se viteve të fundit ka rënë përfaqësimi i vendit, sepse shumica nga ta janë të lidhur me liderët e partive politike.

Ai thotë se kur bëhet fjalë për Kosovën, emërimet politike dhe dërgimi i kuadrove politike, ka qenë shpesh herë negativë për Kosovën në këtë shërbim.

“Për fat të keq në shërbimin e jashtëm dhe diplomacinë e Kosovës, që nga viti 2015 ka shkuar duke rënë në përmasa të tilla drastike përfaqësimi adekuat i vendit, sa që nga gjithsej 25 udhëheqës të misioneve diplomatike të shtetit, Kosovën e përfaqësojnë vetëm tre ambasadorë karriere dhe katër zyrtarë të “përgatitur” të Ministrisë së Jashtme, kurse të gjithë të tjerët janë njerëz të lidhur me politikën dhe liderët e partive të inkriminuara në vend, të cilat tani vajtojnë shkarkimin e njerëzve të tyre amator në përfaqësim dhe diplomaci. Siç dihet nga rregullat zyrtare të diplomacisë botërore, përfaqësuesi i një shteti, në shërbimet e jashtme, konsiderohet pasqyra e vendit që ai përfaqëson, por kur bëhet fjalë për Kosovën, emërimet politike dhe dërgimi i kuadrove jo profesioniste në këtë shërbim, ka reflektuar shumë herë negativisht në imazhin edhe ashtu jo fort të mirë politik të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, madje edhe në vendet mike, si SHBA, Kroaci, e vende të tjera, ku kanë ndodhur skandale më tepër se të turpshme nga të deleguarit diplomatik të përfaqësive tona shtetërore, atje”, theksoi ai

.Image

Gani Qarri

Më tej, ai ka thënë se edhe sipas Gërvallës, lirimi i tyre nda detyra ka qenë i domosdoshëm, kështu që ligjet e Qeverisë duhet të respektohen. Qarri thotë se ambasadorët e emëruar nga Thaçi dhe Mustafa, nuk janë mare kurrë me punën, madje nuk kanë ditur as të bëjnë diplomaci.

“Ndaj, ashtu siç dëshmoi të enjten në një deklarate të shpërndarë mediave Ministrja e Punëve të Jashtme dhe bija e nderuar e heroit të kombit Jusuf Gërvalla, Donika, lirimi nga detyra dhe zëvendësimi i ambasadorëve të emëruar politikë ishte i domosdoshëm, madje është bërë edhe në bazë të planit të ri qeveritar, i cili parasheh reformimin e tërësishëm të shërbimit diplomatik dhe Ligjit për Ministrinë e Jashtme, të Republikës së Kosovës. Kështu që, ligjet e Qeverisë dhe vendimet e Ministrisë përkatëse, duhet të respektohen nga të gjithë, ashtu siç janë respektuar edhe në kohën kur të apostrofuarit nuk janë emëruar për meritat që gjoja kanë pasur, por pothuajse që të gjithë ishin ambasadorë e konsuj partiak të katapultuar në ato poste, pa përmbushur kurrfarë kriteresh, thjeshtë ishin vetëm bashkë familjarë të pushtetarëve apo të favorizuar nga politika. Për aq më tepër, një numër jo i vogël i të ashtuquajturve ambasadorë të Kosovës të emëruar, sidomos nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, nuk janë marrë gati kurrë me punën që janë ngarkuar dhe as që kanë ditur fare të bëjnë diplomaci, por kanë mbushur faqet e gazetave dhe mediave botërore, për përdorim alkooli, apo siç përflitej edhe bartje e transportim të narkotikëve duke turpëruar shtetin e Kosovës para gjithë botës”, shtoi ai.

Më tej potencoi edhe një shembull se si këta ambasadorë kanë bërë të reflektohet puna e tyre negativisht, analisti përmend rastin e Urtak Hamitit, i cili me makinën me tabela diplomatike, në gjendje të dehur ka shkaktuar skandal në Kroaci, por për fat të mirë kishte qenë natë dhe nuk ka lënduar njerëz.

“Ndaj emërimet politike dhe dërgimi i kuadrove jo profesioniste në këtë shërbim, ka reflektuar shumë herë negativisht në imazhin edhe ashtu jo fort të mirë politik të Kosovës në vendet mike dhe botë. E po qe se lexuesit e nderuar të kombëtares “Bota Sot” dëshirojnë të përmendim dhe shembuj konkret, ishte 2 gushti i vitit 2013, kur i biri i nënkryetarit të parlamentit të atëhershëm të Kosovës, i katapultuar nga Thaçi dhe Isa Mustafa si ambasadori i Kosovës në Zagreb të Kroacisë, Urtak Hamiti, duke ngarë makinën me tabela diplomatike, në gjendje tërësisht të dehur nga alkooli, ka shkaktuar skandal të paparë në Kroaci, duke goditur disa vetura në vendtakimet e tyre. Për fatin e mirë të Kosovës, kur ndodhi ky rast, në media shkruhej se ishte natë, përndryshe ambasadori i Kosovës, para se të godiste makinat e parkuara, mundë kishte lënduar apo edhe mbytur njerëz në rrugë”, shtoi Qarri.

Ai tutje theksoi se pas këtij skandali, Hoxhaj ka marrë edhe notë proteste nga kroatët, meqë rast është detyruar ta shkarkojë Hamitin nga detyra.

Analisti përmend edhe rastin tjetër, që njëri nga punëtorët e përfaqësuesisë diplomatike të Kosovës në SHBA, është përfolur për skandale narkotike, pra gjë që e ka ulur edhe më shumë imazhin e Kosovës.

“Madje për rastin në fjalë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, atëbotë e kryesuar nga Enver Hoxhaj, që tani është edhe ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, ka marrë edhe notë proteste nga autoritetet e Kroacisë dhe është detyruar ta shkarkojë dhe tërheq menjëherë “super-diplomatin” politik Urtak Hamiti, për sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit, aspak “diplomatik” në Kroaci. Dhe përveç faktit se shërbimi i jashtëm i Kosovës, ishte gjithmonë i tej ngarkuar me të deleguar puro-politik, si dhe kishte mungesë të theksuar të kuadrit profesionist dhe të diplomatëve të karrierës, në një rast përmendej edhe njëri nga punëtoret e një përfaqësie diplomatike të Kosovës në SHBA, i cili përflitej për skandale me narkotik, gjë që ka ulur edhe më tepër imazhin e përfaqësimit dhe diplomacisë kosovare, edhe në këtë vend mik”, deklaroi Qarri.

Qarri tutje ka shtuar se përveç këtyre, Agjencia Amerikane e Anti-Drogës, kishte paralajmëruar me një dokument, se Enrique Reis, ka qenë nën hetime ndërkombëtare për shkak të trafikimit të narkotikëve, por kjo ka qenë e papengueshme sikur për Thaçin ashtu edhe për Pacollin, madje duke i siguruar atij edhe imunitet diplomatik. Qarri thotë se këta ambasador nuk e kanë merituar të dërgohen asnjëherë si ambasador, andaj edhe e quan veprim të drejtë largimin e tyre, sepse ambasadat kanë qenë të mbushur me plotë bashkëpartiakë dhe familjar.

“Sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto ish kryeministri Thaçi dhe zëvendëskryeministri parë Behgjet Pacolli, përkundër faktit që  DEA, Agjencia Amerikane e Anti-Drogës, kishte paralajmëruar qartë dhe publikisht, me një dokument të veçantë të saj, se salvadoriani Enrique Reis, ishte nën hetim ndërkombëtar dhe ndër të kërkuarit kryesor të kësaj agjencie, për shkak të trafikimit të narkotikëve dhe kooketimit të tij me grupet e krimit të organizuar, kartelet e drogës dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk i ka penguar fare kuislingun Hashim Thaçi as mafio-oligarkun Behgjet Pacolli, që njëri nga pozita e kryeministrit, ndërsa tjetri zëvendëskryeministër i parë, vetëm dy-tre vite pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, ta emëronin më 2011, pikërisht narkotrafikantin Enrique Rais, konsull nderi të Kosovës në Honduras, duke i siguruar atij edhe imunitet diplomatik të shtetit tonë të brishtë, mu në vlugun kur Kosova kërkonte njohjen ndërkombëtare nga të gjitha vendet e botës. Ndaj është tepër i pasinqertë reagimi i tillë i partive të inkriminuara të cilat, për rreth dy dekada të sundimit arbitrar të vendit, i kishin mbushur ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike të Kosovës, plot me bashkë partiak e familjarë, vetëm pse tani presidentja Vjosa Osmani ka liruar nga detyra 16 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës anekënd botës, një pjesë e të cilëve, jo vetëm që janë shkarkuar shumë vonë, por as nuk e kanë merituar kurrë që të dërgohen si diplomat e ambasador, duke mos pasur përgatitjen e mjaftueshme as dije dhe shkollim të nevojshëm për konsuj e ambassador”, përfundoi Gani Qarri për gazetën “Bota sot”.

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami me një apel Kryeministrit Kurti: Mos lejoni shkeljen mbi dinjitetin e UÇK-së, mbrone atë me të gjitha mjetet e mundshme!

May 4, 2022

Eskalon Rrahman Jasharaj: Nuk tërhiqemi, me 20 prill bllokojmë arsimin!

April 12, 2022

Kryeministri Kurti: KEK-u është shitur më lirë se badihava!

January 24, 2022

Çfarë të mira i solli Kosovës ardhja në pushtet e Vetëvendosjes me më shumë se 50% të votave!

January 17, 2022

Për atë që vet e bënë, tani po akuzojnë qeverinë se po e mbështet Gjykatën Speciale – Fillojnë dorëheqjet e zyrtarëve nga MPJ!

January 12, 2022

Qeveria merr vendim, nuk ka më pensione nën 100 euro!

January 12, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.