Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Departamenti i krimeve të rënda, mëngjesin e sotëm ka trokitur në dyert e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila ndodhet në lagjen “Pejton” të Prishtinës.
Dyshimet për ryshfet, falsifikim dokumentesh e keqpërdorim të pozitës zyrtare, kanë bërë që hetuesit të kryenin një operacion në këtë agjenci dhe në disa lokacione të komunave të ndryshme.
IndeksOnline ka raportuar në kohë reale rreth këtij operacioni.
Tani janë siguruar edhe pamjet ekskluzive nga momenti i futjes së pjesëtarëve të policisë në zyrat e kësaj agjencie.
Dhjetëra hetues policie shihen teksa futen në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, përkatësisht te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.
Deri tani të arrestuar janë katër zyrtarë të kësaj agjencie, në krye me kryeshefin Agim Nuha, mirëpo numri pritet të rritet pasi që janë edhe disa të dyshuar të tjerë të përfshirë në rast.
Aksioni i policisë po zhvillohet edhe në Istog, Podujevë, Lipjan e Gjilan.