Megjithë që shumica e ish-deputetëve të Kuvendit të Kosovës do të kandidojnë edhe për një mandat në zgjedhjet e 6 tetorit në vend, ka edhe nga ata që ose kanë heq dorë nga kjo, ose nuk janë lejuar të kandidojnë, shkruan Gazeta Mejdani.
Nuk mungojnë as kandidatë të rinj, të cilët së fundmi u janë bashkëngjitur partive politike. Jashtë listave për kandidatë për deputetë janë: Faton Topalli, Aida Dërguti, Ramiz Kelmendi, Naser Osmani, shkruan sot gazeta Zëri.
Ndonëse shumica e deputetëve të legjislaturës së kaluar do të kandidojnë prapë për postin e njëjtë, ka edhe prej tyre të cilët nuk do të jenë më në listat e deputetëve.
Nga LDK-ja në listën e kandidatëve për deputetë nuk do të jetë Naser Osmani, icili kishte njoftuar se nuk do ta kërkojë edhe një mandat për shkak të aktakuzës së tij, që është ngritur nga Gjykata e po ashtu kandidatë për deputetë nga LDK-ja nuk do të jenë as Lutzi Zharku e Ramiz Kelmendi, i cili gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e LDK-së dhe se do të kërkojë një parti tjetër politike, që do t’i ofrojë mundësi për t’i përmbushur vizionet e tij.
Nga Partia Socialdemokrate në listën e kandidatëve për deputetë nuk janë Faton Topalli dhe Aida Dërguti. Topalli gjatë ditës së djeshme ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij subjekti, por që për arsye personale ka vendosur të mos kandidojë për deputet.
Pjesë të garës për deputetë nuk do të jenë as ish-deputetët e pavarur, Korab Sejdiu dhe Ilir Deda./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post