
Tërmet i fuqishëm lëkundi sot Shqipërinë, ndërkaq dridhjet u dëgjuan edhe në Kosovë. Ja disa këshilla se si të mbroheni nga tërmetet.
Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.
Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj. Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.
Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar. Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.
Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme./ Gazeta Mejdani/
Discussion about this post