Aleksandar Vucic pas takimit me Avdullah Hotin në Bruksel, ka deklaruar se pala kosovare i ka kërkuar që shteti serb të hapë arkivat e policisë së Serbisë.
Presidenti serb dha se në kthim të kësaj kërkese ai i ka kërkuar kryeministrit kosovar që të hapen arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vuçiq më pas ka shtuar se çështja më e vështirë do të jetë ajo me pronat/territoret dhe ajo temë do të hapet në shtator.
Ai ka deklaruar se ka kërkuar edhe formimin e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.
Presidenti serb ka treguar se është folur edhe për ekonominë, por ka thënë se ka dallueshmëri të madhe në atë se si kuptohet kjo çështje.
“Shqiptarët e kuptojnë çështjen për ekonominë si kompensim për dëmet e luftës, ne si marrëveshje të reja ekonomike”.
Ndërsa diskutimi për personat e pagjetur do të vazhdojë javën tjetër në nivelet teknike, ka deklaruar Vuçiq për mediat serbe, njofton Insajderi.
Në fund Vuçiq ka thënë se do të jetë diskutim i vështirë sepse “Serbia nuk po negocion vetëm me shqiptarët, por edhe me Bashkimin Evropian dhe shtetet më të fuqishme evropiane”.