
Drita dhe Llapi kanë mësuar kundërshtarët për raundin e parë kualifikues në formatin e ri Conference League.
Të dy skuadrat përball do kenë ekipe shqiptare, shkruan lajmi.net.
Llapi do përballet me nënkampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, aty ku do jenë mysafirë.

Ndërsa, Drita do përballet me Deçiqin, skuadër shqiptare në Mal të Zi.
Ndeshjet do zhvillohen me 8 dhe 15 korrik 2021.