Autoritetet izraelite të mërkurën shkatërruan një pllakë me një flamur turk në të në Jerusalem.
Sipas DailySabah, përcjell Telegrafi, pllaka u vendos nga Turqia pas një projekti restaurimi në një varrezë në lindje të Jerusalemit, për të shënuar kontributin e Turqisë në këto anë.
Po sipas mediumit turk, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit kanë shënuar “rënie” në mënyrë drastike në vitin 2010 pasi 10 aktivistë u vranë pas një sulmi detar izraelit në një anije të ndihmës turke, Mavi Marmara, në rrugë për të ofruar ndihmë humanitare në Rripin e bllokuar të Gazës.
Siç thekson DailySabah, ngjarja shkaktoi një krizë të paparë pas dekadash marrëdhëniesh paqësore turko-izraelite.
Ndryshe, zyrtarët turq vazhdojnë të kritikojnë politikat e Izraelit rreth Palestinës, përfshirë rreth vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin dhe situatën humanitare në Gaza.
Israeli authorities destroy a plate that has been placed by Turkey after a restoration project at a cemetery in East Jerusalem.
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) June 24, 2020
The plate was hung to explain the Turkish contribution and the job that had been done
Via @fatiher99 pic.twitter.com/jyTPhaFuKL