Të martën vonë, tre persona humbën jetën dhe 154 të tjerë u testuan pozitiv ndaj koronavirusit. Së paku 176 persona janë në gjendje kritike
Bilanci i rasteve me koronavirus në Izrael ka arritur në 12.200, me 126 vdekje, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të martën vonë, tre persona humbën jetën dhe 154 të tjerë u testuan pozitiv ndaj koronavirusit. Së paku 176 persona janë në gjendje kritike.
Ndërkohë, më shumë se 2.300 persona kanë arritur të shërohen.
Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për të ndaluar përhapjen e virusit, përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 persona.
Të gjitha bizneset përveç supermarketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave mbeten të mbyllura që nga 15 marsi.
Tel Avivi po ashtu ndaloi hyrjen e shtetasve të huaj, përveç atyre me rezidencë izraelite.