
Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Ivanka Trump, ka mbërritur në Marok për të promovuar fuqizimin ekonomik të grave në vendin e Afrikës Veriore.
Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, sot u mirëprit nga Princesha Lalla Meryem dhe ministri i Jashtëm i Marokut në aeroportin e kryeqytetit në Rabat.
Gjatë vizitës tre ditore, Ivanka Trump do të promovojë nismën e qeverisë amerikane për zhvillimin dhe prosperitetin global të grave.
I filluar në muajin shkurt, programi synon të ndihmojë 50 milionë gra në vendet në zhvillim që të përparojnë ekonomikisht gjatë gjashtë viteve të ardhshme.
Ivanka Trump udhëton me Sean Cairncross, drejtor ekzekutiv i Millennium Challenge Corp, një agjenci e pavarur e ndihmës së huaj amerikane që po punon me qeverinë marokene për të promovuar rritjen ekonomike, uljen e varfërisë dhe forcimin e institucioneve.
Discussion about this post